×
  • Lajme
  • Lajme / Pagat e meditjet

    Kuvendi i pakonstituuar jep paga për deputetët, “të vjetërit” i kanë marrë, të rinjtë jo

    Reporteri
    04 Maj 2025 | 21:00

    9 shkurti është data kur qytetarët votuan për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Kosovës. Por, Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar edhe tashmë kur kemi hyrë në muajin maj.

    Partia që ka dalë e para në zgjedhje( VV), ka kandiduar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, por as pas 6 herave sa është hedhur në votim ajo s’i ka marrë votat.

    Ndërsa Kuvendi është mbledhur për të 10 herë por nuk është konstituuar.

    Partitë politike, PDK-LDK-AAK, kërkojnë një tjetër figurë për kryeparlamentar/e, sepse thonë se Haxhiu ëstë “figurë përçarëse”.

    Teka Kuvendi i Kosovës nuk është funksional, në opinion janë shtruar pyetje për pagat e meditjet e deputetëve të Kosovës.

    Kuvendi i Kosovës në një përgjigje për RTK, ka thënë se deputetëve që kanë qenë pjesë edhe të legjislaturës së kaluar u janë ekzekutuar pagat, ndërkaq atyre që janë zgjedhur për herë të parë do t’ju ekzekutohe në muajin maj në mënyrë retroaktive.

    “Këtë muaj paga kanë realizuar deputetët e legjislaturës së tetë, të cilët kanë fituar mandatin edhe në ligjislaturën e nëntë. Paga e deputetëve llogaritet nga dita e betimit, sipas koeficientit të paraqitur në Ligjin e Pagave. Deputetëve të rinj do t’u procedohet paga për këtë periudhë në mënyrë retroaktive, me pagën e muajit maj”, thuhet në përgjigje.

    Ndërkaq, për meditje Kuvendi thotë deputetët nuk marrin meditje shtesë për çdo seancë të dështuar.

    E Eugen Cakolli nga KDI, ka thënë se pa u konsistuar Kuvendi nuk do të duhej të kishte paga për deputetët.

    “Unë besoj që paga e deputetit, ndonëse i njëjti e merr mandatin që nga data e certifikimit dhe betimit, nuk do të duhej të ishte valide për sa kohë nuk konstituohet Kuvendi, sepse është Kuvendi instanca prëj të cilit deputetët marrin pagat e tyre”.

    “Çfarë po ndodh në Kuvend është një tallje jo vetëm për institucionin e Kuvendit, por edhe me qytetarët në përgjithësi”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!