×
  • Lajme
  • Lajme / Moti

    Ulen temperaturat, sot kryesisht vranët

    Reporteri
    10 Korrik 2025 | 7:07

    Me depërtimin e masave më të ftohta ajrore mbi vend, ditën e enjtë temperaturat do të mbesin të ulëta, me maksimale prej 22C e 25C, derisa ato minimale në mëngjes zbresin deri në 9C e 10C.

    Do të kalojnë më shumë vransira gjatë ditës, që aty këtu mund të shoqërohen me ndonjë rigë shiu. Frynë erë veriore e lehtë dhe mesatare 4-10m/s.
    Mbetet ende freskët ditën e premtë, ndërkohë që pritet të ketë intervale më të gjata me diell, megjithëse zhvillohen vransira gjatë ditës. Temperaturat shënojnë një rritje të lehtë në 23C e
    26C.

    Përgjatë fundjave do të mbretëroj mot më stabil, kryesisht me kthjellime e diell. Temperaturat vazhdojnë të shënojnë rritje deri në 28C e 32C, maksimalet, e ato minimale në 13C e 14C. Era ndryshon drejtimin në jugperëndimore e perëndimore dhe frynë e lehtë e mesatare 2-9m/s, njofton Mendimi për Motin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!