×
  • Lajme
  • Lajme / E FUNDIT

    Këta janë kandidatët e LDK-së për kryetarë komunash në zgjedhjet e 12 tetorit

    Reporteri
    10 Korrik 2025 | 17:08

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur takimin e Kryesisë me një pikë të rendit të ditës, zyrtartimin e kandidaturave për kryetarë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Kryetari Lumir Abdixhiku në konferencën për media bëri të ditura shumë prej kandidaturave, përjashtuar vetëm katër komuna.

    Kandidaturat për kryetarë komunash:

    Prishtinë – Përparim Rama

    Lipjan – Imri Ahmeti

    Obiliq – Xhafer Gashi

    Fushë Kosovë – Besnik Osmani

    Podujevë – Ekrem Hyseni

    Drenas – Gazmend Heta

    Vushtrri – Xhafer Tahiri

    Mitrovicë – Gëzim Plakolli

    Pejë – Gazmend Muhaxheri

    Istog – Ilir Ferati

    Junik – Ruzhdi Shehu

    Deçan – Jeton Mushkolaj

    Dragash – Behgjet Xheladini

    Prizren – Driton Selmanaj

    Suharekë – Ardian Shala

    Ferizaj – Visar Azemi

    Shtime – Kastriot Shabani

    Shtërpcë – Valmir Ahmeti

    Viti – Sokol Haliti

    Gjilan – Arbër Ismajli

    Artanë – Bajrush Imeri

    Rahovec – Burim Krasniqi

    Gjakovë – Shefaqet Shehu

    “Për katër komuna të mbetura, Klinë, Malishevë, Kaçanik dhe Kamenicë ditëve në vijim do të zyrtarizohen pasi jemi në diskutime procedurale”, tha Abdixhiku.

    “LDK është gati. I ka kandidaturat e plota, në harmoni të plotë, unitet të plot dhe bindje të plotë se fitorja e radhës e 12 tetorit do të jetë e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, shtoi Abdixhiku.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!