“A ju kanë dhënë kafe”, ishte pyetja ironizuese e Abdixhikut me t’u futur në konferencën për media në zyret e LDK-së pas mbledhjes së Kryesisë që patën me një pikë të rendit të ditës “zyrtarizimi i kandidaturave për kryetarë të komunave në zgjedhjet lokale të 12 tetorit”, shkruan Reporteri.net.
“Edhe ujë, edhe pije”, ishte përgjigjja e gazetarëve, e cila pasoi me një pyetje tjetër nga kreu i LDK-së, duke thënë “e 100 mijë euro?”, duke ju referuar gazetarit të RTK-së, Blerim Haxhiaj që intervistoi Albin Kurtin e që sipas disa raportimeve, OJQ e tij “Cult Club” ka përfituar 100 mijë euro nga shteti.
“E kanë rritë standardin partitë e tjera”, shton tutje Abdixhiku.
Kur erdhi radha tek pyetjet e gazetarëve, Abdixhiku iu drejtua njërit prej gazetarëve, se “ashtu si e bën pyetjen, ashtu është dhe shpërblimi”.
/Reporteri.net/