Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Kadri Veseli, në një tubim masiv në Mitrovicë, ka thënë se Kosovës i duhet një Kryeministër, që bashkëpunon me Amerikën, me Britaninë e Madhe, me të gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe e integron vendin dhe popullin tonë në familjen e madhe euroatlantike.
“Edhe Mitrovica ka vendosë. Partia Demokratike të Kosovës është më e bashkuar se kurrë më parë.
Ne jemi shpresë për të gjithë qytetarët. Jemi fuqia që e ruan Kosovën, që e zhvillon dhe e integron. Kosovës i duhet Qeveria e udhëhequr nga PDK-ja. Kosovës nuk i duhet koalicioni i izolimit dhe korrupsionit, i cili e dëmton partneritetin me miqtë ndërkombëtarë dhe e thellon edhe më shumë izolimin dhe korrupsionin.
Kosovës i duhet një Kryeministër, që bashkëpunon me Amerikën, me Britaninë e Madhe, me të gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe e integron vendin dhe popullin tonë në familjen e madhe euroatlantike.
Votoni Partinë Demokratike të Kosovës. Votoni numrin 112, sepse është zgjedhja e duhur për Kosovën! #PDK112”, ka shkruar Veseli.
https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/posts/1374980859343783?__xts__%5B0%5D=68.ARD7_QqSAa3L33-VeyaAdxxbqypu8_qscTrHc541NXMpERwIu3qMyfN1BdTpQUm0wGsBDi7Zzw9Uve1lyD06PrOTn0oU878mtxXNdcjFPNQpIPn4oXyca3WQcl3oHSjQY54m6vTbjhHxvTNy6sGNui7a9H_pUQkiOZ2gdck_AspEF1lGD-lAOKZ513BUuPfdALMRaUFdzFYjCTIiKZhqQpE-0eB953I0ym7PttNrTyyKi36B_qTGkNrCfEywSKhg3AWGz76Vf1-a4NcfnaQndtwRNGuug0DKkDbr-qV0J1AyschD-rGu0igakdTQe0EUjTzNlOcTjaD1lz3mp8uqcHiksA&__tn__=-R