Kandidati për deputet i koalicionit AAK-PSD, Anton Berisha, ka mbyllur në shoqëri të miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij, fushatën e tij.


Ai ka treguar se është i bindur në fitoren e koalicionit AAK-PSD me mandatar për kryeministër kreun e AAK-së Ramush Haradinaj dhe në fitoren e numrit të tij garues 5 për deputet të Kuvendit të Kosovës.

“A ka më mirë se fushatën ta përmbyllësh me miq e shokë, në një ambient relaksues dhe në biseda të sinqerta. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Berisha në facebook.

Reklamë

Para këtij takimi me miq dhe bashkëpunëtorë, Anton Berisha, ka qenë i pranishëm edhe me një tubim zgjedhor në zonën e njohur si Lugi i Baranit në Pejë, ku ka marrë përkrahje të madhe nga banorët.

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Anton Berisha, në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 garon me numrin 5 në listën e koalicionit AAK-PSD për deputet të Kuvendit të Kosovës.