Një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këto momente ka nisur shpërndarja e materialit të ndjeshëm zgjedhor nga depo qendrore e KQZ-së për në depot e komsioneve komunale të zgjedhjeve.
Ky material i ndjeshëm zgjedhor ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet do të përdoret për ditën e nesërme të zgjedhjeve.Kosova nesër mban zgjedhjet parlamentare të jashtëzakonshme në të cilat garojnë 25 subjekte politike.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve, e cila përmban 1 milion e 937 mijë e 868 votues, të cilët kanë mundësi të mund të votojnë në 2 547 vendvotime, kurse, numri i qendrave të votimit është 895.
Përndryshe, numri i personave që do të votojnë për herë të parë në këto zgjedhje është 111 733.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.