Qytetarët e Kosovës, me të drejtë vote, sot, nga ora 07:00 deri në orën 19:00, do të kenë mundësi për të votuar për të zgjedhur 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Këtë proces zgjedhor, që udhëhiqet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), do ta vëzhgojnë rreth 30 mijë vëzhgues nga organizata vendore e ndërkombëtare.
Në gjithë Kosovën do të hapen 895 qendra votimi me rreth 2000 vendvotime, derisa numri i votuesve është 1 milion e 937 mijë e 868.Për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor do të kujdesen e Policia dhe Prokuroria e Shtetit, institucione këto me të cilat KQZ-ja bashkëpunon përherë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 25 subjekte politike për pjesëmarrje për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Mes tyre, 4 koalicione, 20 parti politike dhe 1 kandidat i pavarur. E këto subjekte politike janë shqiptare, serbe, boshnjake, turke gorane, ashkalinje, rome dhe egjiptiane.
Ndërsa në këto zgjedhje, postin e kryeministrit po e synojnë 7 kandidatë nga subjekte të ndryshme politike.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.