×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Daka bën apel për proces të qetë: Çdo gjë që ndodh në fund të kësaj dite do t’i faturohet Kosovës

    Reporteri
    06 Tetor 2019 | 7:19

    Qytetarët e Kosovës, me të drejtë vote, sot, nga ora 07:00 deri në orën 19:00, do të kenë mundësi për të votuar për të zgjedhur 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës.


    Ndër të parët që e ka kryer këtë obligim qytetar është edhe kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

    Daka para gazetarëve ka bërë apel nga subjektet politike dhe qytetarët që të kenë kujdes në procesin zgjedhor. Ajo ndër të tjera ka potencuar se çdo gjë që ndodhë në fund të ditës së sotme, në fund të ditës  do t’i faturohet Kosovës dhe jo atyre, shkruan Reporteri.net

    “E përfundova obligimin tim qytetar. I ftoj gjithë qytetarët dhe subjektet politike si dhe komisionarët  që të kenë kujdes. Pasi që procesi tanimë ka filluar ta kemi parasysh se çdo gjë që ndodh gjatë ditës së sotme do ti faturohet Kosovës dhe jo atyre. Pra të tregojmë se kemi kulturë demokratike dhe se e duam vendin tonë, ka thënë ndër të tjera Daka”. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!