×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Nis votimi për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

    Reporteri
    06 Tetor 2019 | 7:26

    Ka nisur votimi për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovë.


    Janë 1,937,869 persona që sot kanë të drejt vote, të cilat do të kenë mundësi t’i votojnë për 20 parti politike, katër koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, me 1 067 kandidatë për deputetë.

    Numri i Qendrave të Votimit është 895 me 2 mijë e 547 vendvotimeve. Kurse, numri i votuesve të rinj në këto zgjedhje është 111 mijë e 733 votues.

    Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka bërë apel nga subjektet politike dhe qytetarët që të kenë kujdes në procesin zgjedhor. Ajo ndër të tjera ka potencuar se çdo gjë që ndodhë në fund të ditës së sotme, në fund të ditës  do t’i faturohet Kosovës dhe jo atyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!