Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në konferencën e parë për sot ka njoftuar se të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë, me përjashtim të disa vendvotimeve, ku hapja është bërë disa minuta me vonesë, shkruan Reporteri.net.


Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka njoftuar se po ashtu edhe në veriun e Kosovës, të gjitha vendvotimet janë hapur dhe procesi zgjedhor është duke vazhduar.

Elezi ka thënë se ky fillim i mbarë i procesit zgjedhor dëshmon për punën që është bërë gjatë tërë kësaj kohe nga KQZ.

Reklamë

Ai ka bërë të ditur që pas përfundimit të votimeve brenda pra orëve do të dalin  me rezultatet e para preliminare.

Konferencën e radhës KQZ do ta mbajë në orën 12:30: /Reporteri.net