Komisioni Qendror Zgjedhor pas rastit të kundërmimit dhe shfaqjes së alergjisë të nëntë zyrtarëve të saj duke verifikuar votat e ardhura nga Serbia, ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme.
Me këtë rast, kryetarja e këtij komisioni, Valdete Daka tha se të gjitha zarfet që dyshohen për substanca të ndryshme do të qëndrojnë në objektin e Ministrisë së Infrastrukturës, ndërsa për votat e tjera afër 15 mijë të diasporës, ajo tha se nesër do të dërgohen në QNR.
“Votat që janë vlerësuar që kanë qenë në hapësirën e mbyllur, KQZ ka vendos që këto vota nesër nën përcjelljen e policisë të dërgohen në QNR meqenëse ato vota nuk janë objekt i hetimit…bëhet fjalë për 15 mijë e 500 zarfe që janë vlerësuar dhe verifikuar”, tha Daka.
Daka për zarfet e ardhura nga Serbia tha se do të mbesin në të njëjtën hapësirë në mënyrë që të mos pengohet hetimi nga ana e policisë.
Ajo tha se pasi të kryhen hetimet dhe të bëhet vlerësimi nëse janë të rrezikshme ose jo, do të vazhdohet sipas procedurave.
“Këto zarfe që potencialisht dyshohen se ka ndonjë materie apo çka do qoftë do të mbesin në atë hapësirë që të hetohen nga policia dhe forenzika. Ende nuk dihet se posa ka filluar vlerësimi i tyre nuk ka arrite të bëhet asnjë punë, pasi të kryhen hetimet dhe vlerësohen a janë të rrezikshme do të vazhdohen sipas procedurave”, tha ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.