Procesi i rinumërimit të votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është drejt përfundimit.

Sipas përditësimit më të fundit të KQZ-së, deri më tani janë rinumëruar rreth 74% apo 1,887 nga 2,557 vendvotime.

Ky proces, i cili ka nisur më 13 janar 2026, ka përfunduar tashmë në 27 komuna.

Reklamë

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.
Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e martë, 27 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar rreth 74% apo 1,887 nga 2,557 vendvotime”, ka njoftuar KQZ.

Shpallja e rezultateve përfundimtare pritet të bëhet në fillim të muajit shkurt, teksa pas shqyrtimit të ankesave që mund të paraqiten, pritet të procedohet me certifikimin e rezultateve./Reporteri.net/