Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka pritur sot në takim zyrtar Zëvendës Shefin e Divizionit për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Matthias Conrad, si dhe Zëvendës Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Böttcher.

Sipas njoftimit të KQZ’së, Radoniqi u ka thënë diplomatëve gjermanë se KQZ po bën angazhim intensive për përmbylljen e procesit të rinumërimit dhe përgatitjen për shpalljen e rezultatave përfundimtare, shkruan Reporteri.net.

“Nga ana e tij, z. Conrad vlerësoi punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke e përgëzuar për organizimin dhe menaxhimin profesional të procesit zgjedhor. Në fund të takimit, Radoniqi dhe përfaqësuesit e shtetit gjerman, u dakorduan për bashkëpunime konkrete në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

Reklamë

Deri tash janë rinumëruar rreth 90% e kutive, teksa procesi pritet të përmbyllet më së largu të shtunën.

Shpallja e rezultateve përfundimtare pritet të bëhet në fillim të shkurtit.

Varësisht nga ankesat që mund të jenë dhe trajtimi i tyre, KQZ do të procesojë pastaj me certifikimin e rezultateve.

Pas rinumërimit, në disa komuna janë zhvilluar aksione mbi dyshimet për falsifikim të rezultateve zgjedhore. Nga këto aksione, janë arrestuar mbi 100 persona, si komisionerë e kryesues./Reporteri.net