Gjykata Themelore e Prizrenit ka njoftuar se ka pranuar kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit për pesë persona, nën dyshimet për falsifikim të rezultateve zgjedhore në Prizren, shkruan Reporteri.net.

Ata u arrestuan në aksionin e djeshëm ndaj grupit të dytë të dyshuarve.

Katër komisionerët dyshohen për veprën penale Falsifikimi i rezultateve të votimit, ndërsa kryesuesi i komisionit zgjedhor KKZ Prizren, dyshohet për keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Reklamë

Tri seanca tashmë janë mbajtur.

“Nga ora 14:00, deri në ora 16:00, kanë përfunduar tre (3) seanca dëgjimore, kurse seanca e 4-të dëgjimore, do të mbahet në orët në vijim. Gjykata brenda afateve ligjore do të përpilon vendimet referuar kërkesave së Prokurorisë Themelore Prizren, dhe do të njoftojmë mediat për vendimet e Gjyqtarit të procedurës paraprake”, thuhet në njoftim./Reporteri.net