Në QNR po vazhdon rinumërimi i 530 vendvotimeve, të cilat mendohet se do të përfundojnë për 7 ditë. Në anën tjetër njohësit e çështjeve politike thonë se rinumërimi po bëhet jashtëligjshëm. Nisma shpreson që rinumërimi do ta çojë në Kuvend.
Ndonëse në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR) po vazhdon rinumërimi i 530 vendvotimeve, njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se po rinumërohet jashtëligjshëm. Sipas tyre, arsyet e paraqitura për t’u rinumëruar thuajse 1/3 e vendvotimeve nuk i plotësojnë kushtet ligjore.
Nëse një fletëvotim ka të shënuar kandidatët, por jo subjektin shpallet e pavlefshme, thonë ata, megjithatë ky rinumërim po bëhet për komisionarët që të bëjnë manipulime në baza partiake. Sipas tyre, një mënyrë e tillë e rinumërimit bën që Nisma a cilado parti tjetër ta kalojë pragun.
Nga Nisma Socialdemokrate, e cila nga rezultatet e deritanishme nuk e kalon pragun, kanë deklaruar për gazetën “Zëri” se rinumërimi i 530 vendvotimeve do ta rrisë atë. Ata janë të bindur se edhe me këto rezultate Nisma është futur në Kuvend.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.