Sekretari i NISMA-s Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka publikuar një dokument ku sipas tij tregon se partia e tij është dëmtuar në vota gjatë zgjedhjeve të 6 tetorit, ku pas rinumërimit i janë kthyer koalicionit.


Ai përmes një postimi në Facebok ka shkruar se foto që e ka postuar ai është e një vendvotimi në komunën e Lipjanit, e që pretendon se Nisma është dëmtuar për 28 vota.

“Ja edhe një provë se si është shtrembëruar vullneti i votuesve. Tanimë është evidente se nuk bëhet fjalë për gabime teknike. Në një vendvotim në Lipjan Nisma është dëmtuar për 28 vota. Në FPR-në zyrtare të këtij vendvotimi NISMËS i janë shkruar 00 vota, ndërsa nga rinumërimi del që NISMA në atë vendvotim ka pasur 28 vota”, ka shkruar Sherifi.

Reklamë

Ai ka shtuar se që nga fillimi i rinumërimit dhe deri më tani NISMA është dëmtuar për rreth 200 vota, derisa ka kërkuar rinumërim të tërësishëm të votave.

Sipas rezultateve preliminare të publikuara në KQZ-së pas futjes së të dhënave, Nisma që ishte në koalicion me AKR-në e PD-në nuk e ka kaluar pragun. /Reporteri.net/.

 

 

Reklamë