×
  • Lajme
  • Raporto
  • Rajon

    ​Djali i Vuçiqit merr pjesë në varrimin e kriminelit Ratko Mlladiq

    Reporteri
    07 Shtator 2026 | 13:59

    Djali i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, Danilo, është shfaqur në ceremoninë e varrimit të kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq. Ai ka qenë i shoqëruar nga disa persona që bartnin bluza me figurën e të dënuarit të Hagës për krime lufte dhe gjenocid.

    Në varrim po merr pjesë edhe Milorad Dodik, figura kryesore politike në Republikën Serbe të Bosnjës.

    Në Kishën e Shën Lukës është paraqitur edhe kryetari i Banja-Llukës, Drasko Stanivukoviq.

    Partia e Vuçiqit dhe aleatët nderojnë me një minutë heshtje Ratko Mlladiqin

    Disa ministra të Qeverisë së Serbisë, duke përfshirë edhe ministrin e Drejtësisë, Nikola Vujiç, gjithashtu po marrin pjesë në varrim.

    Presidenti serb, Vuçiq, nuk do të marrë pjesë në ceremoninë mortore, me arsyetimin e vizitës së presidentit të Kazakistanit në Beograd, shkruan Euronews Albania.

    Ndryshe, më 27 gusht, ish-komandanti i ushtrisë serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq, i dënuar nga një gjykatë ndërkombëtare për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit të kryera gjatë luftës në Bosnje më 1992-1995, ka vdekur në moshën 84-vjeçare.

    Ndërsa varrimi zhvillohet sot më 7 shtator në varrezat Topçider.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!