Justina Shiroka-Pula merr zyrtarisht detyrën e presidentes
Reporteri ··1 min lexim
Justina Shiroka-Pula ka marrë zyrtarisht detyrën e presidentes së Republikës së Kosovës.
Në ceremoninë e inaugurimit, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ia ka dorëzuar Kushtetutën presidentes së re.
Shiroka-Pula u zgjodh presidente me 81 vota në Kuvend, në votimin e zhvilluar në mesnatën mes të martës dhe të mërkurës, në ditën e fundit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit.
Reklamë
Ajo e mori postin pas dakordimit politik mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.
Në fjalimin e saj pas zgjedhjes, Shiroka-Pula tha se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve të Kosovës, duke theksuar se e pranon këtë detyrë me nder dhe përgjegjësi të madhe.
Shiroka-Pula ka udhëhequr Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Ajo ka mbajtur edhe poste të larta publike. Nga viti 2008 deri më 2011 ka shërbyer si ministre e Energjisë dhe Minierave në Qeverinë e Kosovës, ndërsa gjatë viteve 2011–2014 ka qenë deputete e Kuvendit të Kosovës.
Gjatë orës së fundit të mbrëmjes të së martës dhe orës së parë të së mërkurës, Kuvendi i Kosovës votoi akademiken Justina Shiroka-Pula si presidente të vendit. Por, a e keni ditur se njëri nga djemtë e saj ishte një futbollist i njohur në futbollin e Kosovës?
Justina Shiroka-Pula u zgjodh presidentja e shtatë e Kosovës, pasi u votua me 81 vota pro në raundin e parë nga deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës.
Megjithatë, presidentja e re e vendit në të kaluarën është hasur shpesh edhe në shkallët e stadiumeve duke shikuar futboll.
Arsyeja është e thjeshtë. Djali i saj i madh, Lekë Pula, ishte një futbollist i njohur në futbollin e Kosovës, duke bërë karrierë në disa prej klubeve më të njohura.
Leka karrierën e kishte nisur në vitet para luftës në shkollën e futbollit 2 Korriku, ku u formua si lojtar dhe kaloi grupmoshat deri në ekipin e parë.
Paraqitjet e tija të mira si mbrojtës, zakonisht në qendër të mbrojtjes bënë që Leka të ngjitet edhe më lartë.
Ai bëri karrierë për disa vite edhe te klubi më i madh kosovar, Prishtina, ku ndër tjerash fitoi edhe titullin kampion.
Më vonë, djali i presidentes luajti edhe me klubin tjetër kryeqytetas, Flamurtari, për shumë vite.
Megjithatë, Leka, edhe pse një lojtar me cilësi të larta dhe karrierë të pëlqyeshme, vendosi të pensionohet nga futbollit rreth të 30-tave.
Arsyeja e pensionimit ishte fokusimi në studime dhe botën akademike, ku tani punon me shumë sukses.
Lekë Pula është Doktor i Shkencave Ekonomike në fushën Ekonomiks dhe tash e shumë vite është profesor i asociuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës
Pjesëtarët e Njësisë për Mbrojtje të Afërt të Policisë së Kosovës kanë publikuar një fotografi me presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula.
Në mesin e pjesëtarëve të ekipit që do të kujdeset për sigurinë e presidentes së re është edhe një police.
Fotografia është publikuar para ceremonisë së inaugurimit të Shiroka-Pulës, e cila sot ka marrë zyrtarisht detyrën e presidentes së Republikës së Kosovës.
Njësia për Mbrojtje të Afërt është përgjegjëse për sigurimin e personaliteteve të larta shtetërore, përfshirë presidenten e Republikës.
Shiroka-Pula u zgjodh presidente e Kosovës me 81 vota në Kuvend, në seancën e mbajtur në mesnatën mes të martës dhe të mërkurës.
Kryeministri Albin Kurti dhe ish-presidentja Vjosa Osmani janë veçuar pak për t’i shkëmbyer disa fjalë gjatë ceremonisë për Presidenten e re, Justina Shiroka-Pula.
Osmani, të cilën Kurti nuk e mbështeti në synimin për një mandat të dytë në Presidencë, nuk komunikoi jashtë Presidencës me kryeministrin, por brenda, siç shihet në disa fotografi të T7, ata madje janë veçuar për të biseduar mes vete.
Ndryshe, sot në një ceremoni inaugurimi, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ia ka dorëzuar detyrën presidentes së re, duke shënuar zyrtarisht fillimin e mandatit të saj, pas votimit mbrëmë në Kuvend.
Pas ceremonisë së inaugurimit të Presidentes së re, Justina Shiroka-Pula, Kryeministri Albin Kurti ka folur pak para gazetarëve.
Ai tha se tash ka shumë punë e projekte, ndërsa emërimin e Shiroka-Pulës Presidente e quajti lajmin më të gëzuar.
“Tash kena shumë punë përpara, stabilitet institucional me projekte të panumërta edhe aso që kanë nisur më herët edhe aso që i fillojmë tani. Kemi Presidente të re të Republikës dhe ky është lajmi më i gëzuar jo vetëm i muajit tetor”.
Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit e saj momentin e zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës Presidente të Republikës së Kosovës.
Ajo ka ripostuar në InstaStory një video ku shfaqet momenti i betimit të presidentes së re, me titullin: “Betohet presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka-Pula”.
Me këtë veprim, Rita Ora ka përcjellë një mesazh urimi për zgjedhjen e presidentes së re, duke vënë në pah edhe faktin se në krye të shtetit të Kosovës është zgjedhur një grua.
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka reaguar pasi Kosova ka zgjedhur presidenten e re duke shmangur kështu zgjedhje e reja.
Terras ka shkruar se pas evitimit të zgjedhjeve, prioritete mbeten stabiliteti i institucioneve, sundimi i ligjit dhe integrimi drejt BE-së.
Ai ka thënë se mezi pret të takohet me presidenten e re.
Congratulations to Justina Shiroka Pula on her election as President of #Kosovo.
With snap elections averted, priorities are stable institutions, the rule of law and progress towards the #EU.
I look forward to meeting you, Madam President.
@EPPGroup @eu_enlargement_ https://t.co/KsJNRmaZOw
Justina Shiroka-Pula mori 81 vota në Kuvend, në votimin që u zhvillua në mesnatën mes të martës dhe të mërkurës, në fund të afatit kushtetues që e caktoi 6 tetorin si datë të fundit për zgjedhjen e presidentit. Detyrën e siguroi pas dakordimit të Vetëvendosjes dhe Partisë Demokratike të Kosovës.
Kryeministri Albin Kurti, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza dhe ish-presidentët Vjosa Osmani dhe Fatmir Sejdiu janë parë duke komunikuar me njëri-tjetrin në Presidencë, gjatë ceremonisë së marrjes së detyrës nga Presidentja e re, Justina Shiroka-Pula.
Në fotografinë e T7, Kurti, Hamza, Osmani dhe Sejdiu shihen me nga një gotë në dorë.
Justina Shiroka-Pula ka marrë zyrtarisht detyrën e presidentes së Republikës së Kosovës.
Në ceremoninë e inaugurimit, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ia ka dorëzuar Kushtetutën presidentes së re.
Shiroka-Pula u zgjodh presidente me 81 vota në Kuvend, në votimin e zhvilluar në mesnatën mes të martës dhe të mërkurës, në ditën e fundit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit.
Një numër i madh personalitetesh të larta shtetërore pritet të marrin pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula.
Në mesin e të pranishmëve janë kryeministri, Albin Kurti, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti, si dhe ish-presidentet e Kosovës, Atifete Jahjaga e Vjosa Osmani. Po ashtu edhe Emilija Rexhepi nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve joshumicë joserbe.
Në ceremoninë solemne po marrin pjesë edhe ministri dhe personalitete të tjera.
Inaugurimi i Presidentes Justina Shiroka-Pula po zhvillohet sot në oborrin e Presidencës, duke filluar nga ora 15:00. Ajo u zgjodh Presidente e Republikës së Kosovës me 81 vota në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të mbajtur mbrëmjen e 6 tetorit.
Ish-presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti nuk e kanë përshëndetur njëri-tjetrin para nisjes së ceremonisë së marrjes së detyrës së presidentes Justina Shiroka-Pula.
Osmani erdhi në ceremoni dhe i përshëndeti ish-presidentin Fatmir Sejdiu dhe nënkryetaret e Kuvendit, Vlora Çitaku dhe Emilia Rexhepi, por nuk shkoi deri te Kurti, siç shihet në një video të publikuar nga Demos.
Shiroka-Pula u zgjodh Presidente në mesnatë, duke marrë 81 vota në Kuvendin e Kosovës.
Presidentja Justina Shiroka-Pula, është nisur nga shtëpia e saj drejt Presidencës, aty ku në oborr të objektit do të mbahet ceremonia e inaugurimit të saj në pozitën e kryetares së shtetit.
Presidentja është pyetur se si po ndihet pas zgjedhjes së saj dje, megjithatë e njëjta s’është deklaruar.
Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pir Musar, e ka uruar Justina Shiroka-Pulën pas zgjedhjes presidente e Republikës së Kosovës.
Ajo ka thënë se mezi pret që të bashkëpunojë për Procesin e Brdo-Brionit.
“Urimet e mia të sinqerta për Justina Shiroka Pulën me rastin e zgjedhjes së saj si Presidente e Republikës së Kosovës. Pres me kënaqësi një bashkëpunim të mirë dhe konstruktiv midis Sllovenisë dhe Kosovës, si në nivel dypalësh, ashtu edhe në kuadër të Procesit Brdo-Brioni. Ju uroj shumë suksese në mandatin tuaj të rëndësishëm”, ka shkruar ajo.
🇸🇮🤝🇽🇰 My sincere congratulations to Justina Shiroka Pula on her election as President of the Republic of Kosovo. I look forward to good and constructive cooperation between Slovenia and Kosovo, both at the bilateral level and within the Brdo-Brioni Process. I wish you every success in your important mandate. @SLOinXXK
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka uruar “përzemërisht” Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula.
“I uroj asaj shumë suksese në këtë detyrë të rëndësishme”.
Ai tha se pret me padurim që të punojë me Presidenten e re “dhe të gjitha institucionet e Kosovës për ta thelluar partneritetin tonë të kahershëm, teksa Kosova ecën përpara drejt një të ardhmeje shumetnike, demokratike dhe euroatlantike”.
Shiroka-Pula u zgjodh mbrëmë pas një dakordimi mes Vetëvendosjes së Albin Kurtit e PDK’së së Bedri Hamzës, duke shmangur zgjedhjet e reja në minutat e fundit.
Akademikja dhe ekonomistja e njohur, Justina Shiroka-Pula, është zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës më 6 tetor 2026, duke u bërë kështu kryetarja e shtatë e shtetit.
Në votimin e zhvilluar në Kuvendin e Kosovës, për Shiroka-Pulën kanë votuar 81 deputetë, ndërsa dy fletëvotime janë shpallur të pavlefshme. Një votë i është dhënë deputetes Eliza Hoxha.
Pas zgjedhjes në këtë pozitë, presidentja e re ka mbajtur fjalimin e saj para deputetëve të Kuvendit, duke thënë se e pranon detyrën me nder dhe përgjegjësi.
“Sot e pranoj me nder të madh dhe me përgjegjësi të plotë detyrën e presidentes së Republikës së Kosovës. Ky mandat nuk i përket vetëm një personi; ai i përket qytetarëve tanë, institucioneve tona dhe shtetit për të cilin shumë breza sakrifikuan”, tha Shiroka-Pula.
Ajo u zotua se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë politike, etnike apo shoqërore.
“Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve, do të dal pa dallim politik, etnik apo shoqëror. Do të punoj për unitet, drejtësi, zhvillim dhe përforcimin e institucioneve tona”, u shpreh ajo.
Në fjalimin e saj, Shiroka-Pula theksoi edhe orientimin euroatlantik të Kosovës dhe rëndësinë e marrëdhënieve me aleatët.
“Do ta mbroj Kushtetutën, interesin e Republikës dhe dinjitetin e qytetarëve tanë. Besoj në Kosovën, besoj në njerëzit e saj dhe besoj se së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për brezat që vijnë”, tha presidentja e re, përcjell Telegrafi.
Pasuria e presidentes së re: Çfarë ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit?
Sipas deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë të bërë më 29 mars 2024 në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit (APK) — kur ushtronte detyrën e anëtares së Komisionit Qendror të Regjistrimit të Popullsisë , Shiroka-Pula gëzon një pasuri të konsiderueshme të paluajtshme. Me marrjen e postit të ri si presidente, asaj do t’i duhet të bëjë një deklarim të ri për të përditësuar të dhënat e saj zyrtare.
Pasuritë e paluajtshme
Presidentja e re ka deklaruar disa banesa, shtëpi dhe tokë në pronësi personale, të përbashkët apo të bashkëshortit:
Banesë (69 m²) – Vlera 34,000.00 €, e blerë në vitin 1996.
Banesë (140 m²) – Vlera 111.52 €, e blerë në vitin 2011 (me prejardhje nga trashëgimia/shitja e shtëpisë në Budvë).
Shtëpi (135 m²) – Vlera 130,000.00 €, e blerë me kredi në vitin 2017.
Shtëpi (174 m²) – Vlera 250,000.00 €, në pronësi të përbashkët (fituar në vitin 2019 përmes kompensimit të banesës dhe kursimeve).
Shtëpi (358 m²) – Vlera 100,000.00 €, e trashëguar (1/3 e pronësisë) në vitin 2021.
Banesë (120 m²) – Vlera 200,000.00 €, e blerë në vitin 2022.
Tokë (30 ari) – Vlera 120,000.00 €, e blerë me kredi në vitin 2023.
Në emër të bashkëshortit janë deklaruar gjithashtu një banesë prej 82 m² (vlera 37,000.00 €) dhe 1/4 e pronësisë së një shtëpie prej 126 m² (vlera 110,000.00 €), shkruan Telegrafi.
Aksionet dhe paratë e gatshme
Aksionet: Zotëron 52% të aksioneve në shoqërinë me përgjegjësi të kufizuar “DLLL”.
Para të gatshme në banka: Në llogaritë e saj rrjedhëse janë deklaruar kursime dhe mjet nga paga e shpërblimet: 668.33 € në Raiffeisen Bank, 2,740.69 € në Bankën për Biznes dhe 2,049.57 € në Procredit Bank.
Të ardhurat dhe detyrimet financiare
Të ardhurat: Përveç pagës neto prej 1,300.00 € përmes Procredit Bank, ajo ka deklaruar të ardhura të tjera dhe pensione (pension bazë kontributdhënës prej 605.00 € dhe pension bazë prej 325.00 €), si dhe të ardhura shtesë nga Banka për Biznes e Raiffeisen Bank. Bashkëshorti merr një pension pleqërie prej 100.00 €.
Kreditë: Ajo ka deklaruar dy kredi financiare: një kredi në Bankën për Biznes për blerjen e shtëpisë me vlerë të mbetur prej 40,000.00 € dhe një kredi në Procredit Bank për blerjen e tokës me vlerë të mbetur prej 114,217.00 €.
Kush është Justina Shiroka-Pula?
Justina Shiroka-Pula është ekonomiste dhe akademike, ndërsa gjatë karrierës së saj ka ushtruar edhe funksione politike dhe institucionale.
Në vitin 2025, ajo u zgjodh kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), duke u bërë gruaja e parë që drejton këtë institucion, i themeluar në vitin 1975. Në këtë pozitë pasoi akademikun Mehmet Kraja.
Shiroka-Pula ka përfunduar shkollimin fillor dhe të mesëm në Prishtinë, ndërsa në vitin 1976 ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Në vitin 1984 ka përfunduar studimet pasuniversitare në fushën e teorisë dhe politikës së zhvillimit ekonomik në Fakultetin e Shkencave Ekonomike të Universitetit të Zagrebit. Ajo është doktoruar në Universitetin e Prishtinës me tezën “Investimet demografike dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës”.
Karrierën profesionale e ka nisur në Bankën Popullore të Kosovës, ndërsa në vitin 1978 ka filluar punën si ligjëruese në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Sipas biografisë së publikuar nga ASHAK, Shiroka-Pula ka ndjekur studime pasdoktorale në Universitetin e Linzit në Austri dhe në Universitetin e Arizonës në SHBA, raporton Telegrafi.
Pas përfundimit të luftës në Kosovë, ajo është angazhuar edhe në shoqërinë civile, veçanërisht në fushën e fuqizimit të grave, barazisë gjinore, zhvillimit të bizneseve dhe ndërmarrësisë.
Në politikë, Shiroka-Pula ka shërbyer si ministre e Energjisë dhe Minierave të Kosovës nga viti 2008 deri më 2011. Nga viti 2011 deri më 2014 ka qenë deputete e Kuvendit të Kosovës.
Me zgjedhjen në postin e presidentes, Shiroka-Pula merr mandatin e kreut të shtetit dhe pason në këtë pozitë Vjosa Osmanin, duke ushtruar funksionin në përputhje me kompetencat e përcaktuara me Kushtetutën e Kosovës.
Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta e ka uruar nga qelia presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka – Pula për marrjen e pozitës.
Ai ka përgëzuar edhe të zgjedhurit e popullit që sipas, Metës, dëshmuan mbrëmë pjekurinë dhe përgjegjshmërinë e lartë politike për kapërcimin e një situate sfiduese për Kosovën.
“Urimet më të përzemërta prof. Justina Shiroka-Pula, akademikes së mirënjohur, për zgjedhjen në detyrën e rëndësishme të presidentes së Kosovës. Forcimi i institucioneve të Kosovës është në dobi të qytetarëve, të stabilitetit demokratik dhe të së ardhmes europiane të vendit. Konsolidimi i demokracisë funksionale dhe avancimi i proceseve europianizuese duhet të mbeten një përpjekje e përbashkët, në funksion të një Kosove më demokratike dhe më të integruar në familjen europiane”, ka shkruar ndër të tjera Meta në rrjetin social, Facebook.
Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar për zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës presidente të Kosovës.
Në një artikull të publikuar të mërkurën, Reutersthekson se Kuvendi i Kosovës e zgjodhi Shiroka-Pulën presidente me 81 vota, duke shmangur kështu mbajtjen e zgjedhjeve të reja të parakohshme.
Reuters ka theksuar se zgjedhja e presidentes u bë pak para skadimit të afatit kushtetues, pasi dështimi për zgjedhjen e një presidenti të ri do të çonte në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Reuters përmend edhe protestat e së hënës, kur policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë protestuesit që kërkonin miratimin e ndryshimeve.
Reuters thekson se presidenca në Kosovë është kryesisht ceremoniale, por shpesh ka qenë burim i paqëndrueshmërisë politike, pasi për zgjedhjen e presidentit nevojitet një shumicë prej dy të tretash në Kuvend dhe partitë kanë pasur vështirësi të pajtohen për një kandidat.
Në orën 15:00, do të mbahet ceremonia e inaugurimit të presidentes së Republikës së Kosovë, Justina Shiroka-Pula.
Sipas agjendës mediale të presidencës, në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të vendit, mysafirë dhe akterë të tjerë të ftuar.
Justina Shiroka-Pula u zgjodh presidente me 81 vota në një votim mesnatën mes të martës dhe së mërkurës. Ajo pati mbështetjen e Vetëvendosjes dhe Partisë Demokratike të Kosovës.
Deputetët e Kosovës kanë zgjedhur ekonomisten Justina Shiroka Pulën si presidente të re, duke shmangur ngushtë zgjedhjet e parakohshme
Deputetët në Kosovë zgjodhën ekonomisten dhe akademiken Justina Shiroka Pulën si presidente të re të vendit, në një seancë maratonë të zhvilluar vonë gjatë natës, vetëm pak çaste para një afati kushtetues që do të kishte detyruar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, shkruan gazeta e njohur Washington Post.
Zgjedhja e saj të martën vonë ishte një moment i rëndësishëm në një krizë politike në vendin e vogël ballkanik, e cila ka shkaktuar bllokadë legjislative për më shumë se 19 muaj dhe dy palë zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Pak para zgjedhjes së Shiroka Pulës, deputetët miratuan gjithashtu një ligj që kufizon kompetencat e një gjykate speciale në Hagë, Holandë, e cila u krijua për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet e luftës të kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) gjatë luftës së viteve 1998-99 të vendit për pavarësi nga Serbia, shkruan WP.
Gjatë seancës së jashtëzakonshme në Kuvend, Shiroka Pula siguroi 81 vota në parlamentin me 120 vende. Jashtë, mijëra protestues ishin mbledhur duke kërkuar që legjislatura ta miratonte ligjin që kufizon kompetencat e gjykatës për krimet e luftës, e njohur si Dhomat e Specializuara.
Shiroka Pula së fundmi ka shërbyer si presidente e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Ajo do të bëhet presidentja e tretë grua e Kosovës që nga pavarësia e vendit pas luftës. Ajo ishte kandidate e konsensusit e propozuar në momentin e fundit, e mbështetur nga Lëvizja Vetëvendosje në pushtet dhe partia më e madhe opozitare, Partia Demokratike e Kosovës.
Roli i presidentes në Kosovë është kryesisht ceremonial, megjithëse bartësit e këtij posti luajnë një rol të rëndësishëm në politikën e jashtme dhe shërbejnë si komandantë të përgjithshëm të forcave të armatosura. Ajo do të duhet ta dekretojë ligjin që kufizon kompetencat e gjykatës së Hagës në mënyrë që ai të bëhet i detyrueshëm.
Në fjalimin e saj pasi bëri betimin të martën vonë, Shiroka Pula tha: “Sot, me nder të madh dhe përgjegjësi të plotë, pranoj detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës”.
“Ky mandat nuk i përket vetëm një personi, ai u përket qytetarëve tanë, institucioneve tona dhe shtetit për të cilin kanë sakrifikuar shumë breza”, tha ajo.
Zgjedhja e Shiroka Pulës erdhi pas më shumë se dy javësh protestash pas një aktgjykimi të gjykatës me seli në Hagë që shpalli fajtorë katër ish-udhëheqës të rebelëve të Kosovës gjatë luftës për krime lufte, përfshirë ish-presidentin e vendit Hashim Thaçi. Ata u dënuan me nga 13 deri në 25 vjet burgim.
Kosova i ka kritikuar aktgjykimet si të padrejta, duke mbajtur qëndrimin se UÇK-ja, të cilën Thaçi e kishte udhëhequr para se të hynte në politikë, kishte luftuar kundër shtypjes serbe. Si banorët, ashtu edhe politikanët kishin frikë se vendimi i gjykatës do ta njolloste luftën e Kosovës për pavarësi.
Më shumë se 13,000 njerëz, kryesisht shqiptarë etnikë, u vranë gjatë konfliktit në Kosovë , ndërsa rreth 1 milion kosovarë shqiptarë u dëbuan nga shtëpitë e tyre gjatë luftimeve.
Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në vend, duke thënë se nata e mbrëmshme ishte e gjatë për Kosovën, por se ajo mund të shënojë edhe një kthesë drejt një rruge më të mirë për shtetin.
Hamza ka shprehur besimin se, së bashku me shtetin dhe Presidenten e re, Justina Shiroka-Pulën, do të ketë një angazhim më të madh edhe për ish-udhëheqësit e UÇK-së dhe betejën për drejtësi, të vërtetën dhe pastërtinë e luftës çlirimtare.
“Beteja për drejtësi në Hagë nuk mund të bëhet më vetëm nga individët, familjet, dashamirët dhe mbrojtësit e tyre, të cilët tash e gati gjashtë vjet po e bartin mbi supet e tyre peshën e rëndë të këtij procesi. Shteti ynë tani duhet të jetë pranë tyre, me të gjitha kapacitetet dhe përgjegjësitë që i takojnë”, ka shkruar Hamza.
Ai ka falënderuar qytetarët që kanë protestuar në Prishtinë, në qytete të tjera të Kosovës dhe në diasporë, duke u bërë zë i ish-krerëve të UÇK-së dhe pjesë e rëndësishme e këtij procesi.
Hamza ka theksuar se Kosovës i duhet një shtet që nuk harron dhe nuk dorëzohet përballë përpjekjeve për ta zbehur apo shtrembëruar të vërtetën për luftën çlirimtare.
“Tani kemi një Deklaratë të Përbashkët të zotimit dhe vullnetit politik në Kuvend, një ligj për mbrojtjen e UÇK-së dhe kemi Presidenten e zgjedhur. Prandaj, pa përjashtim, presim koordinimin, bashkëpunimin dhe mbështetjen e të gjithëve për këtë kauzë kombëtare”, ka deklaruar ai.
Po ashtu ai ka bërë thirrje për bashkim dhe angazhim të përbashkët.
“UÇK-ja na bashkoi në një vizion. Tani është koha që atë vizion ta shndërrojmë në një mision të përbashkët, me angazhim dhe vepra konkrete. Beteja jonë për drejtësi duhet të vazhdojë. Dhe në këtë betejë, çlirimtarët tanë nuk do të jenë vetëm. Duhet të jemi të gjithë bashkë!”, ka shkruar Hamza.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu e ka uruar presidenten e re, akademiken Justina Shiroka Pula për marrjen e detyrës së re.
Haxhiu, i ka uruar shefes së shtetit mbarësi në ushtrimin e detyrës, në shërbim të vendit dhe qytetarëve.
“Uroj Presidenten e re të Republikës së Kosovës, akademiken Justina Shiroka Pula, dhe i dëshiroj shumë mbarësi në ushtrimin e detyrës së saj, në shërbim të vendit dhe të të gjithë qytetarëve”, ka shkruar Haxhiu.
Haxhiu, në këtë urim ka vlerësuar që Kuvendi ka përmbyllur një proces të gjatë duke gjetur ujdi institucionale.
“Kuvendi i Republikës së Kosovës përmbylli një proces të gjatë dhe të vështirë politik, duke arritur marrëveshje dhe duke gjetur zgjidhje institucionale”, ka thënë ajo.
Poashtu Haxhiu ka thënë që ushtrimi i detyrës së Presidentes së Kosovës ka qenë nder i madh për të.
“Për mua ka qenë një nder i veçantë të ushtroj detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës në një periudhë me përgjegjësi të mëdha institucionale. Këtë detyrë e kam ushtruar me respekt të plotë për institucionin dhe me përkushtim, duke u angazhuar që të ruhet vazhdimësia e funksionimit të shtetit deri në zgjedhjen e Presidentes së re”, ka deklaruar Haxhiu.
UN Women ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj si presidente të Kosovës, duke e cilësuar këtë një moment historik për përfaqësimin e grave në nivelet më të larta të vendimmarrjes.
Në urimin e publikuar nga UN Women, theksohet se për herë të tretë një grua do të shërbejë në postin e Presidentes së Kosovës.
UN Women rikujton gjithashtu se Shiroka-Pula ishte gruaja e parë që udhëhoqi Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ndërsa zgjedhja e saj në krye të shtetit paraqet një tjetër moment të rëndësishëm për lidershipin e grave në institucionet më të larta të vendit.
“Si partnere dhe mike e kahershme e UN Women, jemi veçanërisht krenarë që e festojmë këtë arritje dhe mezi presim të vazhdojmë punën tonë të përbashkët për fuqizimin e të gjitha grave dhe vajzave”, thuhet në urimin e UN Women.
Avokati Arianit Koci i është drejtuar sot Gjykatës Kushtetuese për shkeljen e afatit që ai pretendon se u bë në mesnatë me zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës Presidente të vendit.
Koci shkroi në Facebook se ka depozituar në Kushtetuese “njoftimin për moszbatimin e aktgjykimit në rastet KO256/26 dhe KO258/26”.
Avokato tha se “Gjykata kishte përcaktuar qartë se procedura për zgjedhjen e Presidentit duhej të përfundonte deri më 6 tetor 2026”, dhe se “sipas të dhënave publike, votimi ka vazhduar edhe pas mesnatës”.
“Gjykata në nenin 226 të aktgjykimit, e ka theksuar edhe pasojën juridike në rast se afati nuk respektohet: shpërndarja e Kuvendit”, shkruan Koci.
Ai tha se “Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme” dhe se “pa zbatimin e tyre, nuk ka shtet e shoqëri”.
Reuters ka raportuar për zgjedhjen e presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula.
Në artikullin e Reuters thuhet se Shiroka Pula mori 81 vota nga 120 deputetë, vetëm një votë më shumë se numri i nevojshëm për zgjedhjen e saj. Dështimi për të zgjedhur presidentin brenda afatit do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ashtu siç kishte ndodhur edhe në qershor.
Pas zgjedhjes, presidentja e re tha se mandati i saj nuk i përket vetëm një personi, por qytetarëve të Kosovës.
“Ky mandat nuk i përket vetëm një personi. Ai u përket qytetarëve tanë. Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve”, tha Shiroka Pula.
Zgjedhja e saj erdhi pas një marrëveshjeje politike mes partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, të kryeministrit Albin Kurti, dhe Partisë Demokratike të Kosovës, lidhur me ndryshimet në kompetencat e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Tutje, Reuters raporti se të hënën, policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë protestuesit që kërkonin miratimin e ndryshimeve ligjore që do të kufizonin kompetencat e gjykatës në Hagë. Protestat pasuan dënimin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe tre ish-pjesëtarëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Më 16 shtator, Thaçi u dënua me 25 vjet burgim për krime lufte, Jakup Krasniqi po ashtu 25 vjet, Kadri Veseli 18 vjet, dhe Rexhep Selimi 13 vjet, duke e çuar në 81 vjet dënimin e kombinuar për katër të akuzuarit. Të gjithë kanë mohuar akuzat dhe kanë të drejtë ankese.
Mediumi amerikan “Bloomberg” i kushton artikull zgjedhjes së Justina Shiroka Pulës presidente të Kosovës, duke e paraqitur votimin si një zhvillim që i dha fund pasigurisë politike dhe shmangu mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare.
Sipas artikullit, Shiroka Pula u zgjodh të mërkurën në orët e para të ditës me 81 vota në Kuvendin prej 120 deputetësh, vetëm një votë mbi numrin e nevojshëm. Dështimi për zgjedhjen e presidentit do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme, një skenar që Kosova e kishte përjetuar edhe në qershor.
Zgjedhja e saj erdhi në një periudhë të re të pasigurisë politike, ndërsa presidentja e re, ekonomiste dhe akademike, pritet të ketë një rol kryesisht ceremonial. Megjithatë, presidenca në Kosovë ka qenë shpesh në qendër të krizave politike, pasi zgjedhja e presidentit kërkon një shumicë të kualifikuar në Kuvend.
Bloomberg vë në pah edhe marrëveshjen politike që i parapriu zgjedhjes së Shiroka Pulës, mes partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit, dhe Partisë Demokratike të Kosovës, në një kohë kur në vend është rritur debati për kompetencat e Dhomave të Specializuara në Hagë.
Artikulli rikujton se më 16 shtator, Gjykata Speciale dënoi ish-presidentin Hashim Thaçi dhe tre ish-krerë të tjerë të UÇK-së me gjithsej 81 vjet burgim për krime lufte.
Pas zgjedhjes, Shiroka Pula u zotua se presidenca do t’u përkasë të gjithë qytetarëve.
“Ky mandat nuk i përket vetëm një personi. I përket qytetarëve tanë. Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve”, tha ajo pas votimit.
Shiroka Pula, e lindur në vitin 1953, është presidente e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe profesoreshë e ekonomisë. Ajo ka shërbyer edhe si ministre e Ekonomisë gjatë viteve 2008–2011.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Justina Shiroka-Pula për marrjen e postit të presidentes.
Përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Kosova ka presidenten, por edhe ligjin me ndryshime për Dhomat Specializuara, duke shtuar se do të punojnë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në Apel.
Kurti tutje ka falënderuar edhe deputetët që kanë marrë pjesë në votimin e presidentes, e po ashtu edhe kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza për pranimin e propozimit.
“Falënderoj deputetët pjesëmarrës në votim, sikurse edhe kryetarin Hamza që pranoi propozimin. Shumë mund e përpjekje, për kompromisin në fund. Për Republikën e Kosovës! Urime presidentes së re dhe të gjithë qytetarëve”, ka shkruar ai.
Mes tensionesh nga protestat e vazhdueshme e edhe të përshkallëzuara me thirrjet që të votohen në plotëni ndryshimet në Ligjin për Specialen, dhe nën presionin e orës që shënonte përfundimin e datës 6 tetor, si afat i fundit për zgjedhjen e presidentit, deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë votuar Justina Shiroka-Pulën, presidente të Republikës së Kosovës.
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe Kryeministri shqiptar Edi Rama kanë uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj presidente të Kosovës.
Begaj në urimin e tij ka theksuar rrugëtimin e përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë drejt së ardhmes evropiane.
“Urime të përzemërta znj. Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës! Në çdo sfidë dhe në çdo hap drejt së ardhmes evropiane, Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë. Urime Presidente! Zoti e bekoftë Kosovën dhe shqiptarët kudo ku janë!”, ka shkruar Begaj në Facebook.
Nga ana tjetër, në një urimin e publikuar në X, Edi Rama i shpreh Shiroka Pulës mbarësi dhe suksese, duke theksuar se zgjedhja erdhi në një kohë sfiduese për Kosovën.
“Urime të përzemërta akademikes së mirënjohur, zonjës Justina Shiroka – Pula, për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës, në një fazë stiduese për Kosovën dhe në një kohëe stiduese për krejt rajonin tonë e për vetë Europën.
Mbarësi e sukses për ju dhe Kosovën zonja Presidente”, shkruan Rama.
Urime të përzemërta akademikes së mirënjohur, zonjës Justina Shiroka – Pula, për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës, në një fazë sfiduese për Kosovën dhe në një kohë sfiduese për krejt rajonin tonë e për vetë Europën.
Mbarësi e sukses për ju dhe Kosovën zonja Presidente🇽🇰❤️🇦🇱
Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës.
Justina Shiroka-Pula është votuar për presidente e Republikës së Kosovës, trembëdhjetë minuta pas mesnatës.
Votimi në Kuvend ka zgjatur deri në 3 minuta pas afatit kushtetues.
Shiroka-Pula ka marrë 81 vota.
Pas votimit, ajo ka lexuar betimin si presidente derisa është intonuar më pastaj edhe himni i Kosovës.
Në fjalimin e saj pas zgjedhjet presidente, Justina Shiroka-Pula, ka thënë se do të jetë presidente e gjithë qytetarëve të Kosovës.
Ajo ka thënë se e pranon me nder të madh e përgjegjësi postin e presidentes.
“Ky mandat nuk i përket vetëm një personi, i përket qytetarëve tanë, institucioneve tona dhe shtetit për të cilin shumë breza sakrifikuan. Do të jem presidente e gjithë qytetarëve”, tha Shiroka-Pula. “Do të punojë për unitet, drejtësi, zhvillim dhe përforcimin e institucioneve tona. Kosova duhet të ecë përpara si shtet demokratik, sigurt me orientim të qartë euroatlantik e me miqësi të fortë me aleatët tanë. Do ta mbrojë Kushtetutën, interesin e Republikës dhe dinjitetin e qytetarëve tanë. Besoj në Kosovën, njerëzit e saj dhe besoj së bashku mund të ndërtojmë të ardhme më të mirë për brezat që vijnë. Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës”.
Kryetarja e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ishte propozim i momentit të fundit nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Propozimi u pranua nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza dhe kundërkandidate u propozua Eliza Hoxha, deputete e PDK-së.
Seanca e jashtëzakonshme, me dy pika të rendit të ditës, nisi rreth 35 minuta para mesnatës, që ishte afati i fundit për zgjedhjen e presidentit.
Votimi përfundoi në ora 00:03, ndërsa rezultati i kumtuar u bë në ora 00:14. Shiroka-Pula u zgjodh me 81 vota për. Ajo mbajti betimin si presidente.
Kush është Justina Shiroka Pula?
Justina Shiroka Pula është kryetare e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK).
Në biografinë e publikuar në faqen e ASHAK-ut thuhet se Shiroka-Pula u lind më 1953 në Prishtinë. Shkollën fillore (1968) dhe të mesmen (1972) i kreu në Prishtinë. Diplomoi me sukses në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë, në vitin 1976. Studimet pasuniversitare, në fushën e Teorisë dhe politikës së zhvillimit ekonomik, i vijoi në Fakultetin e Shkencave Ekonomike të Zagrebit, ku u diplomua në vitin 1984. Sipas biografisë Shiroka-Pula u doktorua në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës (1977), duke mbrojtur tezën e doktoratës me titull ”Investimet demografike dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës”.
Pas diplomimit, ajo punoi për një kohë të shkurtër në Bankën Popullore të Kosovës. Në vitin 1978, nisi karrierën e gjatë akademike në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës si asistente për lëndën “Kërkimet Operacionale”. Kaloi nëpër të gjitha rrethet e avancimit akademik, duke u zgjedhur Profesore Ordinare në vitin 2004. Gjatë karrierës ka shërbyer si Shefe e Departamentit të Menaxhmentit dhe Informatikës, anëtare e Senatit të UP-së dhe anëtare e Bordit Drejtues të UP-së. Ka kryer studime dhe trajnime post-doktorale jashtë vendit, duke përfshirë Universitetin e Lincit në Austri dhe Universitetin e Arizonës në SHBA.
Shiroka-Pula ka mbajtur edhe pozita të larta publike. Ka shërbyer si Ministre e Energjisë dhe Minierave në Qeverinë e Kosovës gjatë viteve 2008–2011, si dhe ishte deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e PDK-së gjatë viteve 2011–2014.
Akademikja Justina Shiroka-Pula është propozuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për presidente të vendit, të martën. Aktualisht ajo është kryetare e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK).
Në biografinë e publikuar në faqen e ASHAK-ut thuhet se Shiroka-Pula u lind më 1953 në Prishtinë. Shkollën fillore (1968) dhe të mesmen (1972) i kreu në Prishtinë. Diplomoi me sukses në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë, në vitin 1976. Studimet pasuniversitare, në fushën e Teorisë dhe politikës së zhvillimit ekonomik, i vijoi në Fakultetin e Shkencave Ekonomike të Zagrebit, ku u diplomua në vitin 1984. Sipas biografisë Shiroka-Pula u doktorua në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës (1977), duke mbrojtur tezën e doktoratës me titull ”Investimet demografike dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës”.
Pas diplomimit, ajo punoi për një kohë të shkurtër në Bankën Popullore të Kosovës. Në vitin 1978, nisi karrierën e gjatë akademike në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës si asistente për lëndën “Kërkimet Operacionale”. Kaloi nëpër të gjitha rrethet e avancimit akademik, duke u zgjedhur Profesore Ordinare në vitin 2004. Gjatë karrierës ka shërbyer si Shefe e Departamentit të Menaxhmentit dhe Informatikës, anëtare e Senatit të UP-së dhe anëtare e Bordit Drejtues të UP-së. Ka kryer studime dhe trajnime post-doktorale jashtë vendit, duke përfshirë Universitetin e Lincit në Austri dhe Universitetin e Arizonës në SHBA.
Shiroka-Pula ka mbajtur edhe pozita të larta publike. Ka shërbyer si Ministre e Energjisë dhe Minierave në Qeverinë e Kosovës gjatë viteve 2008–2011, si dhe ishte deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e PDK-së gjatë viteve 2011–2014.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka bërë të ditur se partia që ai drejton e pranon kandidaten e propozuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, Justina Shiroka-Pulën, për presidente të Kosovës.
Në të njëjtën kohë, Hamza ka deklaruar se PDK-ja do të propozojë deputeten Eliza Hoxha si kundërkandidate në procesin e zgjedhjes së presidentes.
Hamza tha se kjo marrëveshje është dashur të arrihej disa ditë më herët, duke kërkuar më shumë seriozitet për çështjen e zgjedhjes së presidentit dhe për situatën institucionale në vend.
“Është dashur të ndodhë kjo para disa ditësh dhe është dashtë të kishte seriozitet për këtë çështje dhe për vendin”, ka thënë Hamza.
Ai bëri të ditur se deputetët e PDK-së do të marrin pjesë në seancën e Kuvendit, ku pritet të trajtohet edhe çështja e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
“Për PDK do të shkojmë në sallën e Kuvendit dhe presim ta votojmë ligjin dhe ta përfundojmë këtë”, tha Hamza.
Më tej, ai iu referua edhe propozimit të kryeministrit Kurti për kandidaten për presidente, duke paralajmëruar se PDK-ja do të procedojë me kandidaturën e Eliza Hoxhës.
Zgjedhja e presidentes vjen në kuadër të përpjekjeve për të zhbllokuar situatën institucionale në vend, ndërsa palët politike janë përfshirë në negociata për arritjen e një marrëveshjeje në Kuvend.
Kryeministri Albin Kurti ka propozuar sonte para pak minutash Justina Shiroka-Pulën për pozitën e Presidentes dhe ka ftuar Partinë Demokratike të Kosovës të vijnë dhe ta votojnë. Ai përsëriti se janë të gatshëm që paraprakisht të votojnë për ndryshimet në Ligjin për Specialen nëse Hamza zotohet se do të marrin pjesë me votë në seancë.
Akademikja Justina Shiroka-Pula është propozuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për presidente të Republikës së Kosovës.
Pas propozimit, Shiroka-Pula nuk ka konfirmuar nëse do ta pranojë kandidaturën për këtë post.
E kontaktuar nga RTV Dukagjini, ajo fillimisht ka dhënë një përgjigje të shkurtër, duke thënë se në atë moment nuk mund të komentonte propozimin.
“Kam mysafirë nga Sarajeva”, ka thënë Shiroka-Pula.
Më pas, ajo ka bërë të ditur se ende nuk ka zhvilluar bisedat e nevojshme para se të marrë një vendim për kandidaturën.
“Ende nuk kam folur me njerëzit me të cilët duhet”, ka deklaruar ajo.
Shiroka-Pula ka shtuar se i nevojitet edhe pak kohë për të diskutuar para se të vendosë nëse do ta pranojë propozimin për presidente.
“Më duhet të diskutoj edhe pak para se të vendos”, ka thënë ajo.
Shiroka-Pula aktualisht është kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK). Ajo më herët ka ushtruar detyrën e ministres së Energjisë dhe Minierave të Kosovës, ndërsa ka qenë edhe deputete e Kuvendit të Kosovës.
Propozimi i saj nga Kurti vjen në kuadër të përpjekjeve për zgjidhjen e ngërçit politik dhe zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.
Përdorim cookies të domosdoshme që faqja të funksionojë. Me pëlqimin tuaj, përdorim edhe cookies analitike (Google Analytics, Histats) për të kuptuar si lexohet faqja.
Zgjedhjen mund ta ndryshoni kurdo te "Cilësimet e cookies" në fund të faqes.
Politika e cookies