Arian Krasniqi, djali i vëllait të Jakup Krasniqit, ka bërë një status në Facebook vetëm pak minuta pasi dyshohet se rrahu sekretarin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Besim Rreci.
Por ai nuk ka folur për rastin në fjalë, por i është gëzuar lajmit të PZAP që aprovoi ankesën e Nismës Socialdemokrate për t’i përjashtuar 3 mijë votat e ardhura nga Serbia, shkruan Reporteri.net.
“#NismaSocialdemokrate ruan kuptimin themeltar te demokracise, mandatet e deleguara nga sovrani nuk lejon te kontrabandohen nga asnje subjekt politik a makanizem shteteror”, ka shkruar ai në Facebook.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar rrahjen në fjalë.
/Reporteri.net/.