Nisma Socialdemokrate ka mbajtur një konferencë për medie pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, lidhur me anulimin e votave nga Serbia, ku miratoi kërkesën e kësaj partie që të mos llogariten këto vota.
Lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka deklaruar se pas vendimit të PZZP, NISMA dhe partnerët e saj janë parti parlamentare dhe do të vazhdojmë fuqishëm aktivitetin parlamentar.
“Nga sot edhe me vendim të PZAP dhe një here u dëshmua se ne me votat e rregullta jemi në Parlament dhe sot duke larguar ato vota kontrabandë jemi parti parlamentare dhe gjithë deputetëve ju uroj suksese dhe do të vazhdojmë kërkimin e ligjshmërisë”, ka deklaruar Limaj, shkruan Reporteri.net.
Ai tha se partia e tij dhe koalicioni do të jenë me 6 mandate në Kuvend. /Reporteri.net/.