Nëse koalicioni i Nisma-AKR-PD përfundimisht e kalon pragun, siç po pretendon pas vendimit të fundit të PZAP-së për refuzimin e votave të ardhura me postë nga Serbia, PSD-ja përfundimisht mbetet pa përfaqësim në Kuvendin e Kosovës.
Nga të gjithë, vetëm Natyra Kuçi, bazuar në kuotën gjinore, arriti që të kalojë pragun për t’u bërë deputete, sipas shpalljes së rezultateve nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Por kur me anulimin e votave nga Serbia, Nisma pritet që të kalojë pragun, i bie që Kuçi të humbë ulësen në Kuvend.
Pa Nisma-AKR-PD në Kuvend, koalicioni AAK-PSD kishte 14 deputetë, 5 prej të cilëve, në bazë të kuotës gjinore, detyrohej që të ishin gra.