Ish-deputeti Milaim Zeka thotë se edhe presidenti Hashim Thaçi ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.
Sipas tij ftesa për Thaçin ka ardhur javën e kaluar, kur i ka shkuar edhe Rexhep Selimit, shkruan Reporteri.net.
Kujtojmë se sot kreu i veteranëve Hysni Gucati tha se edhe Thaçi mund të ftohet nga Specialja.
Postimi origjinal i tij:
Edhe Presidenti Thaçi ka marre ftese nga Gjykata Speciale
Listes te atyre qe kane marre ftesa nga Gjykata Speciale ju ka shtu edhe Presidenti i Kosoves, Hashim Thaçi. Ftesa ka ardhur paralel me ate te Rexhep Selimit, pra javen e kaluar. Presidentit Thaçi, ne kanale jo zyrtare i ishte premtuar se nuk “do ishte cak i Gjykates, te pakten edhe nje vit”! Ftesa te tjera te cilat veq kane arrirur ne Kosove, pritet t ‘ u dorezohen edhe figurave tjera te larta te UÇK se!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.