Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ndërsa ka folur për trysnitë e mundshme të ndërkombëtarëve për dialogun me Serbinë, ka thënë se ai nuk po e përjeton një gjë të tillë, ndërsa thotë se nuk duhet pritur një marrëveshje të shpejtë.
“Unë kam respekt më tepër nga faktori ndërkombëtarë se këta përpara, sepse unë nuk vjedhi. Çdo njeri që është shfaq dy herë në gazetë ose televizor, ndërkombëtarët dinë çdo gjë për ta. Ne jemi vendi i skanuar. Për mua kanë më shumë respekt sepse e dinë që nuk vjedhi. Ndërkombëtarët e din që nuk ka asgjë prej atyre që vjedhin edhe pse mund t’iu buzëqeshin”, ka deklaruar Kurti në një intervistë për Report TV, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë se nuk ka asnjë trysni nga ndërkombëtarët.
“Unë nuk kam asnjë trysni, vijnë m’i thonë qëndrimet e tyre dhe unë ua them qëndrimet e mia dhe gjithçka përfundon mire”, ka deklaruar Kurti.
Ai ka thënë se do ketë dialog me Serbinë, por jo ndonjë marrëveshje të shpejt që mund ta imagjinoj dikush. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.