Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet ka folur sot për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.
“Më në fund në praninë tuaj Kurti, unë nuk mund të përmbahem pa e trajtuar çështjen e dialogut me Serbinë. Historia ka dhënë prova të mëdha se nxitimi për një marrëveshje ose lëvizja e kufijve nuk krijon paqe të qëndrueshme. Unë e kuptoj që diskutimet brenda koalicionit tuaj do ta pranojnë këtë realitet dhe do të doja t’iu komplimentoja për këtë”, tha ai në Festivalin Multikultorërë të organizuar nga Zëri i Romëve, ashkalinjve dhe egjiptianëve, derisa tha se papunësia është murtajë për qytetarët e vendit.
Kundër ndryshimit të kufijve ka dalë sërish edhe Gjermania, ku ministri i jashtëm i saj, Heiko Maas ka deklaruar se këmbimi i territoreve ose ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, nuk i kontribuon për stabilitetin në rajon.