×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri i Jashtëm gjerman: Jo ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi

    Reporteri
    13 Nëntor 2019 | 9:44

    Gjermania edhe një herë i ka thënë jo ndryshimit të kufijeve Kosovë-Serbi.


    Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka deklaruar se këmbimi i territoreve ose ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, nuk mendon se kontribuon për stabilitetin në rajon.

    “Sa i përket idesë së këmbimit të territoreve ose ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, ne nuk mendojmë se kjo kontribuon për stabilitetin në rajon. Ajo që mbështesim ne është rifiilimi i shpejtë i dialogut të ndërmjetësuar nga BE, duke pasur si synim një marrëveshje të gjithanshme që t’i mundësojë të dy vendeve afrimin me BE”, ka deklaruar ai në një intervistë për Dojçe Vele, shkruan Reporteri.net.

    Ndërkaq duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, Maas thotë se  Gjermania e mbështet rifillimin e shpejtë të dialogut të ndërmjetësuar nga BE, duke pasur si synim një marrëveshje të gjithanshme që t’i mundësojë të dy vendeve afrimin me BE. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!