×
  • Lajme
  • Lajme

    Historia e plakut nga Medvegja që u bë hero i shqiptarisë: Serbët e përndoqën nga vendlindja, sot nuk guxon të kthehet

    Reporteri
    29 Nëntor 2019 | 10:28

    Shqipëria të martën u godit nga një tërmet i fuqishëm që shkaktoi rreth 50 viktima, qindra të lënduar dhe shumë objekte të shkatërruara.


    Shqiptarët anë e mbanë botës arritën të mobilizoheshin si kurrë më parë për t’u dalë në ndihmë të prekurve nga tragjedia, por historia e një të moshuari nga Medvegja ka prekur të gjithë, shkruan Reporteri.net.

    Shaqir Shaqiri, sapo kishte marrë pensionin e tij, por nuk hezitoi që nga ajo shumë e vogël të ndajë pak edhe për vëllezërit shqiptarë, të cilët i kishin dalë në ndihmë gjatë kohës së luftës. Axha Shaqir dhuroi 10 euro për të prekurit nga tërmeti duke thënë se kjo shumë është krejt çka mund të ofrojë.

    E gjesti i tij përpos se ka prekur shumë njerëz, ka rënë në sy edhe të kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Rama e ka cilësuar axhën Shaqir si heroin e tij, njeriun më të pasur të kombit, gjersa ka premtuar se një ditë do të shkojë dhe ta takojë.

    Por kush është Shaqir Shaqiri, plaku që u bë hero i shqiptarisë?

    Reporteri merr vesh se ai është me prejardhje nga fshati Svircë i Medvegjës, dhe për një kohë të gjatë ka punuar si arsimtar i gjuhës shqipe në vendlindjen e tij, konkretisht në Banjë të Siarinës. Në mesin e bashkëvendësve, ai njihet si patriot i madh për çka ka qenë i përndjekur gjithmonë nga regjimi serb. Për këtë arsye ai është detyruar të largohet nga vendlindja e tij dhe të strehohet në Prishtinë, ku edhe aktualisht jeton.

    Shaqir Shaqiri një kohë ka punuar edhe si arsimtar i gjuhës shqipe në Obiliq, duke vazhduar kontributin në arsimimin e gjeneratave të reja.

    Axha Shaqir si patriot i madh që është gjithmonë ka mbajtur në sako flamurin kombëtar të cilin aq shumë e don.  /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!