×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arrestohen dy policë dhe një zjarrfikës, vodhën ndihmat për të prekurit nga tërmeti

    Reporteri
    29 Nëntor 2019 | 10:45

    Dy policë dhe një zjarrfikës janë arrestuar pasi morën ndihmat e dhuruara për banorët e prekur nga tërmeti.


    Arrestimi i tyre u krye nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat pas publikimit të videos në media, ku dukeshin policët dhe zjarrfikësit duke përvetësuar këto ndihma.

    Në pranga ranë polici me iniciale A.Z. shef seksioni në Komisariatin e Rinasit, E.H. komandant skuadre në Komisariatin e Rinasit dhe zjarrfikësi A.T. Të tre akuzohen për mashtrim dhe shpërdorim detyre.

    Ata ishin filmuar duke transportuar dhe përvetësuar të një sasie të konsiderueshme pakosh ushqimore të destinuara për banorët e prekur nga situata e tërmetit.

    Materialet hetimore proceduriale do t’i dërgohen Prokurorisë Tiranë për hetime të mëtejshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!