Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Seqishtë të Hanit të Elezit. Nga ky aksident ka mbetur i vdekur një 29-vjeçar me inicialet S.K.
Përmes raportit 24 orësh, policia ka bërë të ditur se viktima është vetëaksidentuar.
Deri tek aksidenti, sipas policisë ka ardhur nga pakujdesia, ku si pasojë e kësaj, nga lëndimet e marra ai ka ndërruar jetë.
“Sipas raporteve të para, rasti ka ndodhur kur ngasësi i automjetit transportues me targa vendore S.K. ( m/sh/k 29 vjeçar ) , duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës , humb kontrollin mbi timonin duke dalur nga rruga, ku me këtë rast pëson lëndime të rënda”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.