×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ e njofton Thaçin për rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit

    Reporteri
    29 Nëntor 2019 | 12:07

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot zyrtarisht e ka njoftuar presidentin e vendit, Hashim Thaçi me rezultatet zgjedhore të 6 tetorit.


    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se gjatë ditës së sotme presidentit i është dërguar shkresa njoftuese e rezultateve.

    “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar presidentin e Republikës së Kosovës Thaçi lidhur me certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që janë mbajtur me datë 6 tetor”, tha ai.

    Elezi bëri të ditur se presidentit i është dërguar edhe një kopje e rezultateve të certifikuara edhe për kandidatët për deputetë që kanë marrë pjesë në zgjedhje.

    “Së bashku me shkresën njoftuese Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka bashkangjitur edhe një kopje të rezultateve të certifikuara. Pra, për të gjitha subjektet politike dhe kandidatët që kanë marrë pjesë në këto zgjedhje”, tha ai.

    Kujtojmë se komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mërkurën ka bërë certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit.

    SHPËRNDAJE

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!