×
  • Lajme
  • Lajme

    Ulen temperaturat: Në këtë ditë pritet të bie bora e parë në Kosovë

    Reporteri
    29 Nëntor 2019 | 12:34

    Një sistem frontal i fushave të presionit të ulët që janë shtrirë mbi Itali, pritet të kalojnë mbi rajon. Në vise malore mbi 1500 m priten reshje bore, e me rënie të temperaturave kufiri i borës mund të zbres deri në 1000 m. Mëngjesin e ditës së diel parashihet të shfaqen edhe ngricat e para në zona të ulëta. Ndërsa nga e marta priten reshje bore në tërë territorin e Kosovës.


    Moti në Kosovë për ditën e sotme do të jetë mëngjesi pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të lëvizin nga 7 deri në 13 °C. Era do të fryje me shpejtësi 5 m/s në drejtim të perëndim-jugperëndim.

    Të shtunën mot do të jetë me shi të madh. Temperaturat do të arrijnë deri në 7 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 3 m/s në drejtim të veri-verilindjes.

    E diela do të mbajë mot pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të luhaten nga 0 deri në 6 °C.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!