Dy nga të plagosurit e tërmetit që goditi Shqipërinë në mëngjesin e 26 nëntorit janë dërguar me avion drejt Italisë.
Të pranishëm në Rinas janë kryeministri i vendit, Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Është gjykuar që dy të plagosurit, të ndodhur në gjendje të rëndë duhet të marrin një ndihmë më të specializuar.
Deri më tani bilanci i viktimave të tërmetit katastrofik, që tronditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, i ndjekur nga një sërë lëkundjesh të tjera të forta, është 49 të vdekur, 45 të shpëtuar dhe 750 të lënduar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.