×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj në Durrës, Meta e falënderon: Secili vend i NATO-s do të ndihej krenar po ta kishte ushtrinë e Kosovës

    Reporteri
    29 Nëntor 2019 | 13:55

    Kryeministri në detyrë i vendit, Ramush Haradinaj bashkë me disa nga ministrat e Qeverisë sapo kanë arritur në Durrës në zonat e prekura nga tërmeti, ku është pritur nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, shkruan Reporteri.net.


    Nga aty Haradinaj ka thënë se Kosova nuk do të kursejë asgjë për t’i dalë në ndihmë popullit të Shqipërisë. Haradinaj e ka informuar Metën për numrin e banorëve që tashmë janë strehuar në kapin ushtarak.

    “Jemi sot në Durrës, pranë efektivëve të policisë, ushtrisë së Kosovës e Shqipërisë. Ne bashkëndjejmë me familjet e viktimat. Kemi një numër të caktuar të qytetarëve të Shqipërisë që janë në Kosovë. Kemi një vendqëndrim të cilin e kemi hap për strehim. Tani janë 500 persona të strehum aty. Kushtet nuk janë perfekte, por megjithatë kemi bërë përpjekje që askush mos të mbes në qiell të hapur”, ka thënë Haradinaj

    Ndërkaq, presidenti shqiptar, Ilir Meta ka falënderuar shtetin e Kosovës, popullin dhe veçanërisht për FSK-në për kontributin e saj në këtë tragjedi.

    “Ky solidaritet e ka bërë më të lehtë përballimin e pasojave të kësaj dhimbjeje. Duhet të jeni krenarë për FSK-në dhe Policinë e Kosovës sepse jam i sigurt çdo vend i NATO-s do të ishte krenarë pasi kanë shfaqur më të mirë këtyre netëve”, ka thënë Meta.

    /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!