×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Deputeti i LDK-së i përgjigjet Haki Abazit: A i ndërrojmë, ne kryeministrin, ju presidentin e kryeparlamentarin

    Reporteri
    15 Dhjetor 2019 | 22:28

    Përplasjet mes VV-së e LDK-së për pozitën e Presidentit nuk kanë të ndalur.


    Pasi Haki Abazi përmendi modelin e ndarjes së përgjegjësive në kohën kur Rugova ishte gjallë, me ç’rast tha se LDK po kërkon më shumë çka nuk i takon dhe çka nuk i dha populli, ka reaguar Shkëmb Mnaj i cili në legjislaturën e re ka fituar postin e deputetit nga partia e Isa Mustafës.

    Manaj i thotë Abazit se nesër arrihet marrëveshja nëse LDK-së i ipet kryeministri, e VV mund ta marrë pozitën e presidentit dhe kreut të Kuvendit, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    LDK në kohën e Ibrahim Rugovës në vitin 2001, si partia e parë ka pasur 47 deputetë, ndërsa partia e dytë (PDK) ka pasur 26 deputetë, 21 deputetë me pak se LDK.

    Në këtë kohë, LDK ka udhëhequr Parlamentin dhe Presidencën, ndërsa Kryeministrin e ka pasur partia e dytë e cila i ka pasur 21 deputetë me pak se partia e parë.

    Tani VV ka 29 deputetë si partia e parë dhe LDK ka 28 deputetë si partia e dytë, diferenca është vetëm 1 deputet.

    Nëse z. Haki Abazi, ju ka ba marak që ky kombinim të jetë model i ndarjes së përgjegjësive shtetërore tani, atëherë LDK e ka dhënë edhe këtë ofertë që LDK si partia e dytë ta marr Kryeministrin, ndërsa VV si partia e parë ta merr Presidentin dhe Kryetarin e Kuvendit ( edhepse nuk i ka 47 deputetë sa i ka pasur LDK kur i ka pasur këto dy pozicione).

    Nëse doni kështu, nesër e arrijmë këtë marrëveshje !

    https://www.facebook.com/shkemb.manaj1/posts/3271971062819655

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!