Hoxha nga Peja, Drilon Gashi për momentin i suspenduar nga Bashkësia Islame e Kosovës, ditëve të fundit bëri bujë me disa deklarata, ku ndër të tjera tha se djalli nuk ekziston.
I kritikuar shumë për këtë qëndrim, Gashi ka vendosur t’u përgjigjet edhe një herë kritikëve duke argumentuar se nëse një person beson në ekzistencën e djallit, ai realisht beson në dualizëm dhe dy perëndi, shkruan Reporteri.net.
Gashi ka thënë se ata myslimanë që besojnë në ekzistencën e Zoti, realisht besojnë në dy perëndi, Zoti i parë Allahu dhe tjetri [Shejtani], që sipas tyre është armiku i Allahut.
“Shumë myslimanë edhe pse pretendojnë që ka një Zot që sundon gjithësinë, në momentin që këmbëngulin në ekzistencën e djallit, ata realisht besojnë në dualizëm dhe dy perëndi, Zoti i parë Allahu dhe tjetri [Shejtani], që sipas tyre është armiku i Allahut!!!
Pavarësisht përpjekjeve të tyre, duke përdorur shkencën moderne, kiminë, gjetjet më të reja në fizikë dhe logjikën e shëndoshë, ata nuk po mund të ma vërtetojnë mua ekzistencën e kësaj perëndisë tjetër.”, ka shkruar Gashi.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1028566994171964&set=a.152374131791259&type=3
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.