×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Albin Kurti në letrën e tij për Thaçin ngre dyshime për dy nene të Kushtetutës

    Reporteri
    27 Dhjetor 2019 | 19:06

    Dy ftesa të Presidentit Hashim Thaçi për Albin Kurtin, që ta takojë në zyre dhe t’ia jap mandatin për formimin e qeverisë janë refuzuar nga kreu i VV-së sot, me arsyetimin se ‘ishte jashtë Prishtinës’ e më pas ‘ishte jashtë Kosovë’. Por në një letër që Kurti ia dërgoi presidentit Thaçi, ai ngjallë ca dyshime për interpretimin e Kushtetutës, shkruan Reporteri.net.


    Në letrën e tij ai shkruan se deri në momentin e takimit, ai do të analizojë nenet që Thaçi ka përmendur në ftesat e tij.

    “Sot isha jashtë vendit. Nuk do të mund të vij as sonte. Për t’u konsultuar për caktimin e mandatit për formimin e Qeverisë, takohemi gjatë ditëve në vijim. Ndërkohë po i shqyrtoj këto nenet që i keni përmendur në dy letrat e mia. Sinqerisht, Albin Kurit!” thuhet në letrën e tij.

    Nenet që përmend Thaçi, janë nene që flasin për mandatarin e Qeverisë dhe procedurat e dhënies se mandatit.

    Më saktë, bëhet fjalë për nenin 84, pika 14 dhe nenin 95.1.

    Neni 84 flet për kompetencat e presidentit dhe pika 14 thotë:
    -cakton mandatarin për formimin e Qeverisë, pas propozimit të partisë politike ose të koalicionit, që përbën shumicën e Kuvendit;

    Ndërkaq neni 95.1 thotë:
    Pas zgjedhjeve, Presidenti i Republikës së Kosovës i propozon Kuvendit kandidatin për Kryeministër, në konsultim me partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë.
    Kurti u paraqit para pak minutave në Prishtinë, në një ndejë me mediat. Tha se ishte në Shkup. Sipas tij, agjendën nuk e ka sot për sot dhe se do të takohet në ditët në vijim me Thaçin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!