Këshilltari i ministrit të jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj ka postuar në Facebook identitetin e një komandanti serb që ka kryer krime në Kosovë.


Vlatko Vujoviq, sipas postimit të Zyberajt ka kryer krime në Rahovec, Malishevë, Gjakovë e Prizren.

Vujoviq tani jeton në Leskovac të Serbisë, i lirë dhe i dënuar për vjedhje të naftës por jo për vrasjet e shqiptarëve.

Reklamë

Ky është postimi i tij:

Komandanti i Batalionit të Dytë të Motorizuar të 549-të që operonte në Kosovë ishte Vlatko Vujoviç, i lindur në Lovinë të Vojvodinës.

Batalioni i tij njihet për krime makabre kundër civilëve, si në Rahovec, Malisheve, Gjakovë, Prizren etj.

Në 2002 ai u dënua nga një gjykatë ushtarake serbe në Leskovac për vjedhjen e disa litrave naftë nga ushtria për përdorim privat.

Ky nuk është përball me krimet e tij, por mënyra serbe për të larguar nga radari ka qenë ta akuzosh atë për naftë, kështu që jeta e shqiptarëve nuk ka rëndësi për shtetin serb.

Reklamë

Ai tani jeton në Serbi-Leskovac, i lirë dhe i denuar për vjedhje të naftës, por asnjëherë për vrasjet dhe krimet e tij kundër shqiptarëve.

https://www.facebook.com/jetliri88/posts/10215899106406367