Nënkryetari i Lidhjës Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ishte bërë ‘ujk’ për zyrtarët e Vetëvendosjes. Shumë aktivistë të saj e që besa edhe zyrtarë të lartë e perqeshnin dhe e quanin armik të koalicionit. Sot ai është propozuar pikërisht ministër në resorin që Vetëvendosja e dëshironte por që LDK e mori, shkruan Reporteri.
Agim Veliu disa herë kishte folur se ai është që negociatat me VV-në të ndodhin, por kundërshtonte një koalicion ku LDK-ja shihej e nënshtruar.
“Angazhimi dhe veprimet e ditëve të fundit të VV-së nuk janë një përpjekje serioze për ndërtimin e institucioneve dhe arritjen e marrëveshjes me LDK-në për të bashkëqeverisë mbi bazën e fuqisë së votës. E tërë kjo është një përpjekje e VV-së për pushtet absolut dhe për ta nënshtruar e nënçmuar LDK-në, duke provuar t’ia nëpërkëmbin dinjitetin.
Madje, kërkesat e sotme të VV-së shkojnë edhe më larg, në synimin e tyre që LDK të shkëputet nga e kaluara e saj europiane dhe euroatlantike. Nga cila e kaluar duan ata të shkëputemi? Mbase duan që të distancohemi edhe nga rugovizmi. Kjo përpjekje e tyre sigurisht që është e dështuar dhe nuk duhet ta ndihmojë askush prej nesh”, kishte shkruar Agim Veliu para disa jave.
Ai insisitonte që LDK-ja të ketë më shumë pushtet e jo ta linte gjithë pushtetin në duart e VV-së. Madje thuhet se ai kishte qenë insistuesi kryesor që LDK ta marrë Kryetarin e Kuvendit ose të shkojë në opozitë, shkruan Reporteri.
Jo pak polemika kishte ngjallur edhe kur kishte thënë se nënkryetarja e LDK-së , Vjosa Osmani duhet të sqarojë se pse po ndodhin kaq shumë takime mes saj dhe Kurtit. Osmani iu kishte përgjigjur se ‘nuk i jep askujt llogari’.
Nga aktivistët e VV-së nepër rrjete sociale ai ishte sulmuar pa ndalur. E kishin quajtur si gardë e vjetër dhe të korruptuar, si i afert me PDK-në dhe se ishte kundër koalicionit me VV-në.
“Unë mendoj se Agim Veliu është kundër koalicionit me ne”, kishte thënë deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci.
Besnik Bislimi, nënkryetar i VV-së ishte përpejkur të tallej me Veliun për sjellet e tij në negociata, duke treguar se shpesh Veliu thoshte ‘Çonu se s’ka sen ktu’.
Por, në fund fituesi doli ai. I sharë dhe gjithçka tjetër, ‘armiku’ i VV-së po e merr ministrinë që e donte shumë VV-ja, atë të Brendshme.
Emërimi i tij ka ngjallur pakënaqësi. Vjosa Osmani po e kundërshton dhe po kercënon me tërheqje nga posti i Kryetarit të Kuvendit.
Nesër në ora 11:00 fillon seanca. Sonte do të jetë natë e gjatë për të dy partitë./Reporteri