×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Ia huq Gjykata Speciale, fton për intervistim personin që gjatë luftës ishte 15 vjeçar

    Reporteri
    05 Shkurt 2020 | 11:52

    Gjykata Speciale po vazhdon të dërgojë ftesa për intervistim ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, të cilët po dyshohen për krime lufte.


    Por kjo gjykatë, duket se ia ka huqur në një rast. E njëjta ka ftuar Mehdi Deliun dhe më pas e ka tërheq ftesën.

    Deliu ka thënë për lajmi.net se në fillim nuk e kuptoi arsyen pse u thirr pasi ai nuk kishte qenë pjesë e luftës.

    “Nuk e di si ka ndodhë, por ftesa ka qenë gabim. Më ka thirrë në telefon dy herë, më pas edhe një herë tjetër dhe më kanë thënë që kanë bërë gabim nuk ki nevojë me u paraqit”, ka thënë Deliu.

    Ai ka shtuar se gjatë kohës së luftës ka qenë vetëm 15 vjeçar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!