Tinka Kurti, kandidate për deputete nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar pas mos-çertifikimit nga KQZ si deputete që do të zëvendësojë deputetët që u bënë pjesë e Qeverisë.


Ajo ka thënë se kjo është bërë për shkak të nenit i cili përcakton se zëvendësimi i deputetëve duhet të bëhet përbrenda gjinisë. Nen ky i cili nga anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje është cilësuar si absurd, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Për gjithë këtë ngjarje ajo ka publikuar një status në llogarinë e saj personale në rrjetin social Facebook.

Reklamë

Ndër të tjera ajo thotë se kjo që ka ndodhur është padrejtësi. Sipas saj, ajo ka siguruar dy herë më shumë vota se sa dy deputetët që janë certifikuar sot nga KQZ.

Ky është postimi i plotë i saj:

https://www.facebook.com/tinka.kurti.3/posts/10221831638810357

/Reporteri/