×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkruan ish’aktivisti që i dha Kurtit maicën e përgjakur: Dallimi në mes të asaj dhe kësaj Vetëvendosje

    Reporteri
    11 Shkurt 2020 | 10:31

    Ish-aktivisti i Vetëvendosjes, Naim Ramizi, i plagosur gjatë demonstratave të 10 shkurtit të vitit 2007, ka sqaruar veprimin e tij të djeshëm, ku i dha kreut të VV-së, Albin Kurti, tashmë kryeministër i Kosovës një maicë të përgjakur nga këto protesta. Ai tha se këtë e bëri për t’ia kujtuar Kurtit rrugën nëpër të cilën ka kaluar, e të cilën tashmë duket se e ka harruar. 


    Ramizi i cili nuk është më pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se për dallim nga tani Vetëvendosje dikur ka pasur një vlerë intelektuale e morale, ka pasur një kod të sjelljes në publik, edhe atëherë kur janë sharë e fyer.

    Për dallim nga atëherë, Ramizi shkruan se VV sot ka devijuar në rrugën në të cilën është nisur dhe më shumë i ngjanë një organizate të çorientuar dhe të çakorduar, me aktivistë që shajnë, fyejnë e kërcënojnë, në momentin që nuk pajtohesh me ta, shkruan Reporteri.net.

    “Te mbetur pa kauze duke rreshqitur cdo dite nga ajo cka ishte dikur, duke thyer cdo parim ne te cilin eshte thirrur, duke devijuar rrugen ne te cilen eshte nisur, Vetevendosje sot me dhume se kurre i ngjane nje organizate te ç’orientuar dhe te ç’akorduar, ku aktivistet e saj te shajne, fyejne te shpallin tradhtar, te kercenojne… edhe krejt kete pse ti nuk pajtohesh me ta”, ka shkruar ndër të tjera ai.

    Shkrimi i plotë:

    Dallimi ne mes te asaj dhe kesaj Vetevendosje.

    Pas pavaresise se Kosoves, une nuk jam me pjese e vetevendosjes per arsyen e thjeshe: sepse une kam menduar se Kosova tash ka nevoje per miq, qe sa me shume shtete ta njohin ate dhe se per mendimin tim vetevendosje nuk kishte me arsye as te protestoje e as te ekzistoje!
    Ne pervjetorin e 13 une i dhashe Albin Kurtit (tash kryeminister i Kosoves) nje maice timen te gjakosur nga plagosja ne protestat e VV-se.
    Ia dhashe per te i kujtuar rrugen neper te cilen ka kaluar sepse si duket ai e ka harruar.
    Pas kesaj ne adrese timen arriten sharje, fyerje e kercenime te llojllojshme.
    Kur une isha ne vetvendosje ne nuk e shanim, nuk e fyenim e te kercenonim hic e hic. Ata qe mendonin ndryshe nga ne, ne i degjonim, debatonim dhe shume here i bindnim te beheshin aktiviste te zellshem dhe diten tjeter ata ishin me ne, ne aktivitete qe i zhvillonim gjithandej Kosoves.
    Vetevendosje atehere ka pasur nje vlere intelektuale e morale, ka pasur nje kod te sjelljes ne publik, edhe atehere kur jemi share e fy nga te tjeret ne jemi pergjigjur me miresi.
    “Na falni, ju lutem, falemnderit…” ishin fjalet tona atehere. Ne secilin qytet qe shkonim ne linim pershtypjen e nje organizate te perkryer moralisht dhe te pjekur politikisht.
    Argumentet kane qene arma e jone.
    Jane dhjetera aksione te organizuara ane e kend Kosoves, ne te cilat kam marre pjese por ne e kemi pasur te lehte te jemi te sjellshem e te mire se vetevendosja kishte kauze dhe neve nuk na mungonin argumentet.
    Te mbetur pa kauze duke rreshqitur cdo dite nga ajo cka ishte dikur, duke thyer cdo parim ne te cilin eshte thirrur, duke devijuar rrugen ne te cilen eshte nisur, Vetevendosje sot me dhume se kurre i ngjane nje organizate te ç’orientuar dhe te ç’akorduar, ku aktivistet e saj te shajne, fyejne te shpallin tradhtar, te kercenojne… edhe krejt kete pse ti nuk pajtohesh me ta.
    Albin Kurti, ky nuk eshte shteti i se drejtes, ky nuk eshte shteti i qytetarit ku secili ka te drejte te mendoj dhe te besoje ne çka do dhe ku do.
    Albin Kurti, diversiteti ka qene vlera me e madhe e ketij populli, te menduarit dhe te besuarit ndryshe na bente unik para botes!
    Albin Kurti, nje grup njerzish, militant te Vetevendosjes e qe nuk ishin pak, e te cilet nuk ditkan tjeter perveç sharjeve, fyerjeve e kercenimeve, nuk te bejne ndere as ty e as Vetvendosjes!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!