Policia në Prishtinë ka arrestuar tre persona të dyshuar, të cilët pas një mosmarrëveshjeje janë rrahur në mes vete.
Si pasojë e përleshjes, dy persona janë therur me thikë dhe po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në rrugën “Sylejman Delvina” në Prishtinë, ku gjatë rrahjes, të dyshuarit kanë therur me thikë dy persona të cilëve iu kanë shkaktuar lëndime trupore.
Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se dy të lënduarit janë duke u trajtuar në QKUK, ndërsa njëri nga të dyshuarit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Policia po e trajton rastin si “Vrasje në tentativë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.