×
  • Lajme
  • Botë

    Konfirmohet rasti i parë i koronavirusit në Zvicër

    Reporteri
    25 Shkurt 2020 | 17:04

    Autoritetet zvicerane kanë konfirmuar rastin e parë të koronavirusit, ka bërë të ditur të martën Zyra Federale Zvicerane për Shëndetësi.


    Detaje tjera do të bëhen të ditura më vonë, kanë thënë zyrtarët e kësaj zyreje, duke mos u përgjigjur në pyetjet se në cilin qytet ishte konfirmuar rasti i parë, raporton Reuters – transmeton Reporteri.net.

    Ndërkaq, shifrat e koronavirusit janë rritur më së shumti në Itali.

    Në Itali janë konfirmuar 7 të vdekur dhe 287 infeksione: 212 raste dhe 6 viktima në Lombardi; 42 raste dhe një vdekje në Veneto; 23 raste në Emilia Romagna, 3 në Piemonte dhe Lazio, një në Tirolin e Jugut dhe një në Siçili./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!