×
  • Lajme
  • Botë

    Konfirmohen shtatëdhjetë raste të dyshuara me koronavirus në Zvicër

    Reporteri
    25 Shkurt 2020 | 18:56

    Një 70-vjeçar është konfirmuar i infektuar me koronavirus në kantionin Ticino, në jug të Zvicrës, kanë bërë të ditur të martën autoritetet zvicerane.


    “Personi i infektuar kishte qenë në Itali rreth dhjetë ditë më parë dhe kishte marrë pjesë në një ngjarje në afërsi të Milanos”, ka bërë të ditur përmes një deklarate ministria zvicerane e Shëndetëisë.

    Zyrtarët kanë thënë gjatë një konference shtypi se nuk ishte e qartë se në cilën ngjarje ishte infektuar ky person. Personat që kishin pasur kontakt me të janë duke u identifikuar, për t’u vënë në karantinë për katërmbëdhjetë ditë, raporton Reuters, transmeton Koha.net.

    Italia aktualisht është shndërruar në vatër koronavirusi në Evropë, me më shumë se 280 të infektuar dhe shtatë të vdekur.

    Autoritetet zviceranë kanë thënë se janë duke i pritur rezultatet e testeve për shtatëdhjetë raste të dyshimta, si nga Ticino, ashtu edhe kantonet e Bernes dhe Baselit. Ata kanë thënë se në këtë fazë nuk është e domosdoshme të merren masa shtesë, si mbyllja e shkollave.

    Masat e reja do të merren parasysh, po qe se autoritetet e konsiderojnë që gjendja iu ka dalë nga kontrolli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!