×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Ramiz Lladrovci publikon foto me shokët, thotë se bashkë po e sfidojnë koronavirusin

    Reporteri
    09 Mars 2020 | 23:02

    Koronavirusi ka prekur disa vende të botës, ku ka shkaktuar edhe viktima, por që situata më alarmante aktualisht paraqitet në Itali, ku veç sot kanë vdekur 97 persona.


    Fatmirësisht deri më tani asnjë person nuk është prekur në Kosovë me koronavirus.

    Për këtë virus që po shqetëson gjithë botën, ka bërë së fundmi një status edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

    Ai ka publikuar një foto në Facebook me disa shokë, ku ka shkruar se po e sfidon koronavirusin, shkruan Reporteri.net.

    “Përshëndetje për të gjithë miqtë tanë, fuqishëm duke e sfiduar njëherësh duke u imunizuar kundër virusit korona!”, ka shkruar Lladrovci.  /Reporteri.net/.

    https://www.facebook.com/rlladrovci/posts/10219706732732852

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!