Në zonën kufitare të padefinuar ndërmjet fshatrave Breznicë e Karaçevë është parë xhandarmëria serbe.
Në një video që është publikuar në media shihet një furgon i xhandarmërisë serbe afër fshatit Karaçevë të komunës së Kamenicës.
Për këtë arsye kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka njoftuar se është nisur me urgjencë për në fshatin Karaçevë, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë se është e papranueshme hyrja e xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës, të shpallur gabimisht me marrëveshje të Kumanovës si zonë neutrale.
Njoftimi i plotë;
Është e papranueshme hyrja e xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës, të shpallur gabimisht me marrëveshje të Kumanovës si zonë neutrale.
Terrorizimi i banorëve të Karaqevës nga forcat serbe është i papranueshëm dhe për këtë duhet të bartin përgjegjësi edhe forcat e KFOR-it. Ajo zonë është përcaktuar si zonë neutrale (edhe pse gabimisht) dhe e vetmja forcë që ka të drejtë hyrje në atë zonë eshtë KFOR-i. Hyrja e xhandarmërise serbe në atë zonë dhe kontrollat që i bëjnë njerëzve është kërcënim direkt për qytetarët e Karaqevës në veçanti dhe për gjithë shtetin e Kosovës në përgjithësi.
U desh të largohem në gjysmë të takimit dhe diskutimit me kryetarët e komunave të regjionit tonë për hapat që duhet të ndërmarrim si regjion për trajtimin e COVID-19 dhe në këto momente jam duke shkuar pranë atyre qytetarëve që po përballen me këtë situatë kërcënuese.
Kjo është e papranueshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.