×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajmi i mirë: Të gjithë mjekët e ambulantes në Viti rezultuan negativ në testet për Coronavirus

    Reporteri
    20 Mars 2020 | 23:47

    Të gjithë mjekët në Viti të testuar për Covid-19 kanë rezultuar negativ.


    Këtë e ka konfirmuar për Kohën drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, Vjollca Kadolli.

    Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 24 persona me koronavirus.

    Kujtojmë se ekipi mjekësor ishte i vetizoluar si pasojë e kontaktit me pacientin e parë të prekur me koronavirus në këtë komunë.

    Negativë kanë rezultuar 17 punonjës shëndetësorë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!