Në Komunën e Rahovecit kanë dalë edhe telashe tjera, përveç pandemisë COVID – 19 dhe masave që duhen ndërmarrë për të. Në disa male atje po ka zjarre. E punë iu ka nxjerrë komunës e zjarrfikësve.
Drejtori për Bujqësi në këtë komunë, Berat Duraku ka njoftuar për zjarrin dhe masat e ndërmarra.
Të nderuar qytetarë të komunës së Rahovecit,
Në këtë situatë emergjente ku gjindet vendi ynë, për shkak të virusit COVID-19, Komuna e Rahovecit po përballet vazhdimisht edhe me zjarre, ku si pasojë janë djegur shumë hektar me pyje.
Një rol të rëndësishëm në menaxhimin e kësaj situate kanë luajtur, Njësia e Zjarrfikësve dhe Autoritetet Pyjore Komunale në Rahovec, në cilësinë e drejtorit të DBPZHR-së mund t’iu them se jam krenar që jam pjesë e një ekipi i cili për qëllim ka mbrojtjen e pronës së shtetit të Kosovës!
Fatmirësisht, falë shërbimit të HERONJVE tanë, Zjarrfikësve, Rojeve të Pyjeve, Vullnetarëve nga DBPZHR, kemi arritur të fikim një pjesë të zjarreve që kanë kapluar komunën tonë.
Falënderim edhe për qytetarët tanë të cilët po tregohen bashkëpunues duke njoftuar zjarrfikësit, rojet e pyjeve për çdo vatër të zjarrit.
Faleminderit, faleminderit, faleminderit!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.