×
  • Lajme
  • Lajme

    Japin dorëheqje dy gjyqtarë të Gjykatës Speciale

    Reporteri
    21 Mars 2020 | 12:32

    Andres Parmas dhe Keith Raynor janë dy gjyqtarët që kanë dhënë dorëheqje nga Gjykata Speciale


    Parmas dhe Raynor kanë qenë Listën e Gjyqtarëve Ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara të Kosovës, raporton Reporteri.net

    Andres Parmas ka dhënë dorëheqje më 6 mars pasi në muajin shkurt ka marrë detyrën si Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Estonisë.

    Ndërkaq, Keith Raynor është dorëhequr vetëm para dy dite, pra më 19 mars, derisa puna e tij e ardhshme do të jetë në Britani, ku do të punojë më shumë rreth krizës globale shëndetësore.

    Presidentja, Ektarina Trendafilova i ka përgëzuar të dy gjyqtarët për punët që kanë bërë deri tani dhe u ka uruar atyre suksese në të ardhmen. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!