Presidenti i vendit, Hashim Thaçi i është përgjigjur Zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano i cili ka përgënjeshtruar Thaçin, duke thënë se Miroslav Lajçak ende nuk është emëruar në postin e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.
Thaçi tha se e emërimi i Lajçakut do të ishte një gabim strategjik deh se mirëpret që BE-ja ta dëshmojë se e ka gabim, shkruan Reporteri.net.
Ndër të tjera presidenti Thaçi tha se Sllovakia nuk e ka njohur Kosovën dhe ka votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.
“Kam dëshirë që BE-ja ta dëshmojë që jam gabim për emërimin e Lajçakut si i dërguar special për dialogun. Kjo do të ishte në interes të Kosovës dhe do ta përmirësonte kredibilitetin e BE-së. Argumenti im nuk lidhet me procedura të brendshme, por me gabimet strategjike. Sllovakia nuk e ka njohur Kosovën dhe ka votuar kundër nesh në UNESCO”, ka shkruar Thaçi në Twitter.
Kujtojmë se presidenti Thaçi edhe edhe më herët kishte thënë se BE nuk duhet të ulë nivelin e përfshirjes në dialog me një emisar pa kredibilitet, referuar këtu Lajçakut.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.